Categories: Uncategorized

Po penalizohemi! Bylis kërcënon publikisht me bojkot

Humbjet e fundit, përballë Tiranës javën e shkuar dhe ndaj Teutës pasditen e sotme kanë ndërlikuar pozitat e Bylisit në klasifikimin e Superligës.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, klubi ballshiot ka kërkuar nga organet kompetente që të merren masat e duhura, e në të kundërt do të mendojnë tërheqjen nga gara.

Reagimi i Bylisit:

“Klubi i Bylisit që deri më tani është cilësuar nga të gjithë specialistët si skuadra më simpatike dhe surpriza e Superiore, pas humbjes në Durrës ka menduar tërheqjen nga gara. Është një vendim i drejtuesve më të lartë të skuadrës, fill pas takimit në Durrës dhe e gjitha kjo ka ardhur nga veprimet e gjyqtarëve të kësaj ndeshje. Një penallti flagrante e mohuar, kur topi është prekur me dorë nga Teodorovski në të 64’, por edhe pretendimi për një gol të realizuar dhe që është prekur brenda portës nga Frashëri, ka bërë që ballshiotët të mendojnë që të shkojnë deri në vendimin ekstrem… Në një reagim zyrtar të krerëve më të lartë të ballshiotëve dhe familjes Kapllanaj që investon prej 15 vitesh, në raste se nuk merren masat për këto padrejtësi që i janë bërë skuadrës së tyre, ata kanë menduar deri në braktisjen e garës. “E panë të gjithë se çfarë ndodhi në ndeshjen me Tiranën, kur jemi mundur nga dy gola me dorë. Nuk reaguam duke pritur që të merren masa, ndërkohë, që sot në Durrës, gjyqtari e bën baltë dhe kush e ka parë ndeshjen nuk na nevojë për shumë komente. Tërë lojën jemi penalizuar, një gol që na anulohet shumë i dyshimtë, pasi topi kalon vizën, kartonë pa kriter kundër lojtarëve tanë, ndërsa nuk ndodh kështu me kundërshtarin dhe i vë “kapakun” një penallti që na anulohet! Familja Kapllanaj investon prej 15 vitesh dhe si ka mundësi që nuk është marrë 1 pikë në Durrës, por është e njëjta histori në çdo ndeshje?! Kjo është skandal dhe ne si klub që deri më tani kemi qenë ekipi më simpatik i garës, kërkojmë që sa më shpejt nga organet kompetente të nxirren para përgjegjësisë fajtorët, në mënyrë që mos të na bëjnë edhe neve “pis” që të kalojmë në vetëgjyqësi, sepse, me sa duket në Shqipëri ashtu si në çdo fushë tjetër edhe në futboll u dashka që të funksionojë “Ligji i Xhunglës”. Këtë e bëjmë për transparencë pëër të gjithë ata që e duan futbollin e bukur dhe mediat që kanë pasqyruar deri më taani ecurinë e bukur të skuadrës sonë, në mëënyrë që nesër mos të jetë vonë! Prandaj dhe për të mos rënë “pre” e këtij pisllëku, nëse nuk analizohen padrejtësitë që po na bëhen, ne që nga sot nuk do të jemi më pjesë e garës, në Kupën e Shqipërisë apo dhe në kampionat. Është e kotë dhe këtu s’mjafton, as të investosh, e as të luash bukur duke i bërë nder garës…”, – ka qenë reagimi i klubit ballshiot!

të fundit

Në Shqipëri ka rreth 22 mijë të huaj, 54% janë për punë, kryesojnë India e Italia, rritet Afrika

Gjeografia e shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri për të punuar, bashkim familjar apo arsye të tjera sa vjen…

24 minutes ago

Pas 60 vitesh, një president sirian do mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa do mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Fjalimi i cili pritet të…

38 minutes ago

Sezoni i Virgjëreshës: Energjitë dhe mundësitë që na presin

Muaji i fundit i verës sjell një spektakël të plotë yjor. Nga retrogradet tek eklipset, gjithçka na shtyn të forcojmë…

41 minutes ago

Artistët pro çështjes palestineze: Bienalja e Venecias të tërheqë ftesat për Gal Gadot dhe Gerard Butler

Një grup i madh artistësh kanë bërë një thirrje të qartë për të tërhequr ftesën për aktorin dhe producentin skocez,…

44 minutes ago

Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga pamjet, tymi i dendur…

48 minutes ago

Tragjedia në Sarandë/ Dy motrat u morën leje prindërve për të pirë kafe dhe kërkuan të merrnin vëllain e vogël, gjyshja i paralajmëroi të mos dilnin: Kam parë ëndërr të keqe

Familja Dhimaku në Delvinë ka hapur sot dyert e mortit pasi dy motrat Elvisa dhe Rozina, përkatësisht 22 dhe 20…

1 hour ago