Suksesi i jashtëzakonshëm i sezonit të kaluar e madje edhe në fillimin e atij 2020-2021, ku tre trofeve të edicionit të shkuar i shtuan edhe Superkupën e Europës dhe së fundmi dhe atë të Gjermanisë, nuk e ndalon Bajernin e Mynihut që të projektojë në mënyrën më të mirë të ardhmen.
Për këtë arsye, edhe pas triumfit të freskët në Superkupën e Gjermanisë ndaj Dortmundit, drejtuesit e klubit po mendojnë për trajnerin e ardhshëm. Në një intervistë të fundit, Karl Heinz Rummenigge, shefi ekzekutiv i Bayernit, duket se i ka idetë e qarta teksa u shpreh: “Flick? Shpresoj të qëndrojë gjatë me ne, kam shumë besim se mund të qëndrojë për shumë kohë këtu.”
Rummenigge, gjithsesi nuk e fshehu faktin që, që tani, e ka në mend se cili mund të jetë pasardhësi i tij duke shtuar: “Mendoj se Xabi Alonso mund të jetë një trajner interesant për Bayernin në të ardhmen, është një djalosh i jashtëzakonshëm dhe inteligjent, di se si mund të krijojë marrëdhënie të mira me lojtarët dhe kjo është shumë e rëndësishme për brezin aktual që luan futboll.”
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…