Categories: Uncategorized

Plotësohet Juventusi, zbrazet tërësisht infermieria

Në prag të turit të forcës, me ndeshje mes kampionatit, Kupës së Italisë dhe Ligës së Kampionëve, Maurizio Sarri mund të buzëqeshë, pasi infermieria e Juventusit është zbrazur tërësisht dhe të gjithë lojtarët janë në dispozicion të trajnerit.

Kështu që në fundjavë ndaj Spalit, do të jenë gati për të luajtur edhe dy të fundit që kishin mbetur, Federico Bernardeschi dhe Sami Khedira, që kanë nisur të stërviten plotësisht me skuadrën, ndërsa pushim mund të lihet vetëm Miralem Pjanic.

Edhe mesfushori boshnjak është stërvitur normalisht me skuadrën, por Sarri nuk ka ndërmend ta rrezikojë, duke qenë se e pret një kalendar i ngjeshur me dopio sfidën ndaj Lyonit, përballjen me Interin në kampionat dhe atë me Milanin në Kupën e Italisë.

Aktualisht i vetmi lojtar te i cili Sarri nuk mund të bazohet është braziliani Douglas Costa, që ka rinisur stërvitjen me skuadrën, por vetëm në seanca të pjesshme, ndërsa rikthimi i tij në fushë pritet në ndeshjen me Interin ose takimin e kthimit me Lyonin.

Kujtojmë që në fundjavë ndaj Brescias u rikthye në fushën e lojës edhe kapiteni Giorgio Chiellini, që luajti 15 minuta ndaj “Dallëndysheve”, duke qenë se vinte nga një dëmtim thuajse 6-mujor, ndërsa tani pritet të jetë gati për të nisur nga fillimi.

të fundit

Altin Dumani dhe Olsian Çela, refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…

16 minutes ago

Rama poston bisedën me Inteligjencën Artificiale, “Diella”: Më tha kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon

Kryeministrit Edi Rama, ka publikuar bisedën me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, “Diella”, të cilën e ka pyetur lidhur…

31 minutes ago

Kuvendi nis me tensione, Sali Berisha shkon në foltore, rrethohet nga Garda (VIDEO)

Këtë të premte, seanca parlamentare ka nisur me tensione e debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Tensionet nisën, pasi…

60 minutes ago

Zegjineja që ditën e parë në Kuvend: Historia ime me Gazin tashmë ka përfunduar

Këtë të premte, po mbahet seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 11…

1 hour ago

Zgjedhjet e parakohshme të Tiranës do të bojkotohen? Flet Berisha: Është një opsion, Ogerta u shkri në dënese kur mori vesh lajmin se do jetë kandidate

Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, jashtë Kuvendi u pyet nga gazetarët nëse e kanë gati kandidatin për zgjedhjet…

1 hour ago

Nis Legjislatura e 11-të, e Kuvendit, Vasil Llajo mban fjalën e tij

Këtë të premte, ka nisur seanca në Kuvend ku pritet konstituimi i legjislaturës së re. Seanca ka nisur me Himnin…

2 hours ago