Jose Mourinho merr një lajm të mirë. Tottenham është një nga klubet e Premier League që ka më shumë futbollistë në skadencë kontrate, dhe pasi humbi Christian Eriksen i cili për të mos u larguar me parametër zero u shit në janar te Interi për 20 milionë euro, në fund të këtij sezoni nga Spurs do të largohen edhe Jan Verthongen dhe Michel Vorm, por me anë të një postimi në Twitter, klubi i Premier League në mënyrë surprizë lajmëron rinovimin me dyshen: Jan Vertonghen dhe Michel Vorm.
Si mbrojtësi belg, i cili është një nga objektivat e Interit për prapavijën, edhe portieri holandez, do të vazhdojnë të qëndrojnë nën urdhrat e Jose Mourinhos.
“Dy lojtarët kanë rënë dakord të zgjasin kontratat deri në fund të këtij sezoni”, shkruajnë Spurs, pasi ekzistonte mundësia që Verthongen dhe Vorm të largoheshin pas 30 qershorit kur u përfundojnë kontratat, por mesa duket lamtumira e tyre nga Tottenham do të vijë kur të përfundojë ky sezon i Premier League.
Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…
Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…
Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…
Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…
Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…
Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…