Partizani fillon vitin 2020 me një humbje në Korçë, në një ndeshje që ka pasur gjithçka brenda. Skënderbeu ka triumfuar 3-2 në një sfidë të çmendur që kishte penallti, karton të kuq, autogol, penallti të humbur e një tjetër autogol, duke mbajtur gjithçka të hapur deri në shtesë.
Të kuqtë e nisën me një gol të shënuar me penallti nga Telushi por më pas nuk mbyllën ndeshjen dhe u ndëshkuan. Kartoni i kuq i Brojës i dha krahë vendasve që barazuan falë autogolit të Bitrit e më pas gjetën avantazhin në shtesë me Krasniqin.
None found
Në pjesën e dytë të dy palët shpërdoruan para portës, sidomos Partizani që humbi penallti shumë të kontestuar me Telushin i cili dërgoi sferën jashtë.
Bregu shënoi një supergol e gjithçka dukej e mbyllur, por në shtesë gjithçka u vu në dyshim nga autogoli i Ditës, deri në vërshëllimën përfundimtare që i dha suksesin Skënderbeut dhe e afron me skuadrat e mesit të tabelës, ndërsa kampionët në fuqi humbasin mundësinë që të vënë në trysni ekipet që ka përpara në renditje.
Deklarata provokuese e politikanit serb Ivica Daçiq, se flamuri i Serbisë do të valëvitet mbi Prizren, ka nxitur reagime të…
Mafia doli me një shifër të re. Një mesatare prej një mijë eurosh për pagë. Si edhe pensionet, të cilat…
Florin Bratu në derbi Ditën e sotme do të jepet edhe verdikti final mbi të ardhmen e trajnerit Florin Bratu,…
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Arrameras të Fushë-Krujës, ku humbi jetën 16-vjeçari Enes Isaku. Sipas…
Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Karçanaj po hetohet për skandalin tek…
Bashkëpunëtorët e oligarkut rus Roman Abramovich, mes tyre edhe drejtues të kompanisë së auditimit Deloitte në Qipro, akuzohen se kanë…