Miralem Pjaniç luajti vetëm 8 minuta në sfidën e djeshme ndaj Brescias, pasi ndonëse erdhi nga stoli, një problem në aduktorë e detyroi të kërkojë zëvendësimin dhe t’i lërë vendin uellsianit Aron Ramsey.
Paraditen e sotme mesfushori boshnjak është paraqitur në qendrën mjekësore të klubit bardhezi, për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa në pritje të përgjigjes zyrtare, te Juventus i tremben një ndalese të Pjaniç në këto momente.
None found
Kjo pasi deri më 21 mars Juventusin e pret një kalendar mjaft i ngjeshur prej plot 8 ndeshjesh në vetëm 28 ditë, mes të cilave dy përballjet me Lyonin në Champions, sfida me Interin në kampionat dhe takimi me Milanin në Kupën e Italisë.
Deri tani Pjaniç është dëmtuar tre herë për të njëjtin problem, në shtator, tetor dhe dhjetor, dhe në të gjitha rastet është kthyer që në ndeshjen e radhës në fushë, por këtë herë situata duket më e komplikuar, ndaj një përgjigje finale pritet vetëm pas kryerjes së ekzaminimeve./ss/
Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin…
Shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit, ishin vetëm 5,2 miliardë lekë, rreth 53 milionë euro në tremujorin e parë të…
Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të…
Në një postim në platformën Truth Social, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.9 lekë, në shitje me 82 lekë. Euro, do…
Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjitha qarqet…