Categories: Uncategorized

Pjaniç drejt largimin, Juventusi e ka gjetur zëvendësuesin

“Miralem Pjanic është një futbollist që në idetë e mia për futbollin duhet të prekë topin 150 herë në çdo ndeshje”, pati deklaruar Maurizio Sarri kur u prezantua në pankinën e Juventusit verën e kaluar, por duket se mesfushori boshnjak nuk i ka përmbushur pritshmëritë.

Problemet e shumta fizike, që shpesh herë i kanë kushtuar një zëvendësim të shpejtë Sarrit, por edhe ngadalësia në lojë, edhe kjo e kritikuar disa herë nga trajneri dhe ylli i skuadrës Cristiano Ronaldo, kanë bërë që pozitat e Pjanic të lëkunden.

Të lidhura

None found

Me 30 vite mbi supe dhe me një peshë kartoni në bilanc rreth 10 milionë euro, drejtuesit e klubit bardhezi janë të joshur ta shesin këtë verë, duke qenë se ofertat për të nuk mungojnë dhe kapin shifra 50-60 milionë euroshe, të mjaftueshme për të bërë një plusvalencë të rëndësishme.

Paris Saint Germain është skuadra që më së shumti preferon Pjanic, me Leonardon që prej vitesh adhuron boshnjakun dhe do të donte ta zbriste në fushë bashkë me një luftëtar si italiani Verratti, ndërsa në marrëveshjen e transferimit mund të përfshihet edhe Mauro Icardi, sulmues mjaft i pëlqyer nga Juventus.

Nga ana tjetër zëvendësuesi i Pjanic në klubin e Juves pritet të jetë pikërisht uruguaiani Rodrigo Bentancour, i cili ka luajtur si titullar në pjesën më të madhe të ndeshjeve të këtij sezoni dhe shpesh herë është aktivizuar në “kabinën e regjisë” nga ana e Sarrit.

Testi i uruguaianit ka kaluar me sukses tashmë, sepse ndonëse nuk garanton shumë cilësi teknike, ka shumë më tepër forcë dhe aftësi mbrojtëse, që i lejon skuadrës të jetë më në ekuilibër gjatë kundërsulmeve të kundërshtarëve.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

5 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

5 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

5 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

5 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

5 hours ago