Categories: Uncategorized

Pirlo trajner i Juventusit, Paratici zbulon arsyen

Vetëm disa orë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, drejtuesit e Juventusit ndërhynë për të shkarkuar Maurizio Sarrin dhe në vendin e tij emëruan Andrea Pirlon, ish futbollist legjendar i bardhezinjve dhe Italisë.

Një zgjedhje e beftë dhe mbi të gjitha e guximshme kjo e drejtuesve të klubit bardhezi, pasi Pirlo nuk ka asnjë eksperiencë si trajner dhe do ta nisë këtë rrugëtim në pankinën e një skuadre si Juventus, që është mësuar me trofe në çdo sezon.

Megjithatë Drejtori Sportiv i bardhezinjve Fabio Paratici, në një deklaratë për mediat italiane, shpjegoi edhe arsyet që e çuan Juventusin t’i besojë pankinën një emri si Andrea Pirlo.

“Ishte një zgjedhje natyrale, një zgjedhje juventine. Pirlo është një djalë që ka qenë me ne, ka luajtur për ne dhe ka qenë vazhdimisht në kontakt me klubin. Menduam edhe se mund të jetë i predestinuar për t’u bërë trajner, ashtu siç ishte edhe si futbollist”, deklaroi Paratici.

Më pas drejtuesi i klubit bardhezi pranoi se ashtu si Pirlo, edhe Juventusi është futur në një “territor të paeksploruar”, ndërsa hodhi poshtë zërat për një kalim të mundshëm të tij te Roma e Friedkin.

“Shpresojmë që Pirlo të ketë të njëjtën rrugë si Zinedine Zidane, por këtë herë jemi të gjithë në një territor të paeksploruar, pasi vijmë pas 9 triumfesh radhazi në kampionat, diçka e pazakontë dhe nuk e dimë se si do të sillemi në sezonin e ardhshëm. Për të ardhmen time ka folur qartë presidenti Agnelli dhe nuk dua të shtoj asgjë përveç faktit që kam më tepër se 10 vite këtu e ndihem shumë mirë”, u shpreh drejtuesi torinez.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago