Categories: Uncategorized

Pirlo po planifikon Juventusin e të ardhmes, këta janë futbollistët që pritet të largohen

Te Juventusi ka nisur era Pirlo, me ish futbollistin që tani ka marrë laps e letër dhe po planifikon skuadrën e të ardhmes, ndërsa javën e ardhshme pritet të nisë puna edhe në fushën e lojës me seancat e para stërvitore.

Kështu reparti që nuk pritet të pësojë asnjë ndryshim është ai i portës, ku Szczesny do të vijojë të jetë titullar dhe Buffon e Pinsoglio do të jenë zëvendësuesit e tij, ndërsa Mattia Perin, i cili është në huazim te Genoa, mund të transferohet në ndonjë skuadër tjetër të Serisë A.

Edhe në qendër të mbrojtjes ka shumë pak vend për ndërhyrje, pasi titullarë të konfirmuar janë Bonucci e De Ligt, ndërsa Chiellini e Demiral janë gati t’i zëvendësojnë, ndaj Rugani e Romero vështirë se do të vihen në dispozicion të Pirlos.

Kolumbiani Juan Cuadrado ka treguar nivel mjaft të mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe pritet të konfirmohet sërish nga Pirlo, por ky i fundit nuk është aspak i kënaqur me anësorët e tjerë si Alex Sandro, Danilo dhe De Sciglio.

Në mesfushë, pas Matuidi do të jetë radha e Sami Khedirës që t’u thotë lamtumirë bardhezinjve, ndërsa dyshime ka edhe për të ardhmen e Rabiot e Ramsey, dy futbollistë të ardhur verën e kaluar me parametra zero, por që nuk kanë dhënë aq sa pritej te Juventus.

Në repartin e avancuar për momentin shpëton vetëm Cristiano Ronaldo, ashtu siç e konfirmoi edhe presidenti Agnelli, pasi portugezi është një magnet për sponsorët dhe për më tepër asnjë skuadër në botë nuk mund të ofrojë mjaftueshëm për ta blerë nga Juve.

Të sigurt për t’u larguar janë Higuain, Bernardeschi e Douglas Costa, ndërsa argjentinasi tjetër Paulo Dybala mund të sakrifikohet për të sponsorizuar merkaton në hyrje, pasi është i vetmi futbollist që mund të sjellë 80-90 milionë euro në arkat e Juves.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago