Categories: Uncategorized

Pirlo flet për Suarez: Ka shumë pak gjasa të na bashkohet

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo në prag të ndeshjes me Sampdorian, ka dal në një konferencë për shtyp, ku iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të gazetarëve, të cilët ishin mjaft kuriozë, pasi kjo ishte intervista e parë zyrtare si trajner i bardhezinjëve. Ja fjalët e tij, ndër të tjera:

“Unë kam pasur lojtarë të mjaftueshëm në dispozicion për lojë. Dybala po rikuperohet ngadalë, De Ligt do të jetë jashtë më gjatë. Gjithashtu kemi humbur Alex Sandro. Ne jemi duke pritur për të. Merkatoja e verës është ende e gjatë, nuk po nxitojmë. Higuain? Ai ma kishte komunikuar dëshirën për t’u larguar.

Nuk kam asnjë dyshim për rrugën që duhet të ndjekim. Siguria për mua si trajner është ekipi i fortë që stërvis. Prurjet e reja? Kulusevski dhe Pellegrini tashmë e njohin kampionatin tonë. Arthur dhe McKennie kanë nevojë për më shumë kohë përshtatjeje. Do ta kenë këtë në dispozicion, sepse nuk bëjmë gjykime të nxituara.

Krahasimi me Sarrin? Unë nuk jam këtu për të nxjerrë në pah ndryshimet me Juventusin e sezonit të kaluar. Sarri ka idetë e tij, unë të miat, ndonjëherë ato mund të përkojnë. Unë vazhdoj me idenë time të futbollit agresiv. Nuk ka pse të jetë një Juve ndryshe. Janë dy kultura të ndryshme futbolli, por qëllimet duhet të mbeten të njëjta.

Suarez? Unë mendoj se është e vështirë, nevojitet një kohë e gjatë për pasaportën italiane, që Suarez të jetë sulmues i Juventusit. Moduli taktik? Unë kurrë nuk kam folur për 4-3-3, gjithmonë kam thënë se përshtatem me lojtarët që kam. Tani ne po shpikim diçka për t’i bërë të gjithë të performojnë në mënyrën më të mirë.

Trajner i ish-shokëve të mi? Buffon, Chiellini dhe Bonucci më quajnë trajner, ata po sillen si profesionistë, siç duhet të jenë edhe ndaj shokëve të tjerë të skuadrës.

të fundit

Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

8 minutes ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

16 minutes ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

43 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

59 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

1 hour ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

2 hours ago