Categories: Uncategorized

“Pirlo është mjeshtër”

Weston McKennie amerikani i parë që do të mbajë veshur fanellën e Juventusit, është prezantuar si futbollisti më i ri i bardhezinjëve.

Kartoni i 22-vjeçarit i kushtoi arkave të klubit bardhezi 4,5 milionë euro për huazimin nga Schalke 04 për një sezon, ndërkohë që Juventusi ka të drejtën e blerjes së tij për 20 milion euro.

McKennie nuk e fshehu krenarinë që do të jetë amerikani i parë që do të mbajë veshur fanellën e kampionëve të Italisë në konferencën e prezantimit.

“Ndodhi gjithçka brenda dy javëve. U lumturova kur mora vesh për interesimin e Juventusit. Entuziazëm i madh, e doja me çdo kusht kalimin te ky klub. Është krenari të jem amerikani i parë që luan me Juventusin. Jam i nderuar që do të luaj me bardhezinjtë. Ky klub është shumë i famshëm në SHBA, do të përpiqem edhe unë të promovoj edhe më shumë markën e Juves në vendin tim. Drejtuesit nuk patën probleme për të më bindur të vija këtu.

Trajneri? Pirlo është një mjeshtër, është një ëndërr e kthyer realitet fakti që do të mësoj shumë nga ai dhe do të luaj me lojtarë të kalibrit të madh. Marrja dhe qarkullimi i topit është një pikat e mia më të forta. Kam biseduar me Pirlon, më ka thënë që i pëlqen stili im i lojës dhe aftësia për të rikuperuar topa. Kemi rënë dakord për pozicionin ku do të aktivizohem dhe ku do të lëviz.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

6 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

24 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

32 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

39 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

8 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

8 hours ago