Stefano Pioli pranoi pas fitores kundër Cagliarit se Milani i tij, është më i fortë me Zlatan Ibrahimoviç si pikë referimi në majë të sulmit. Suso, Krzysztof Piatek dhe Paqueta, jo vetëm që u lanë në stol, por nuk u aktivizuan për asnjë minutë në “Sardegna Arena”.
Pioli, pas ndeshjes, tha: “Kjo ishte sigurisht një performancë e ndryshme nga ndeshjet e fundit. Ne ishim më të saktë, më të fortë, prania e Zlatan na jep qartësisht një pikë referimi për të ndërtuar aksione.
None found
“Ishte një fitore e rëndësishme dhe e merituar për të filluar ndërtimin e një të ardhme më të mirë. Ne duhet të përpiqemi të shfrytëzojmë sa më shumë karakteristikat e lojtarëve tanë. Ibrahimoviç ndoshta nuk do të futet në hapësirë aq shumë, kështu që ne kemi nevojë për dikë rreth tij që mund të bëjë vrapime. Sot pamë Leaon, Samu Castillejon dhe Hakan Calhanoglu, pastaj Giacomo Bonaventura. Ne sapo kemi filluar të punojmë në këtë sistem, por shenjat e hershme janë pozitive.
“E pyeta Zlatan shpesh se si ishte fizikisht, pasi ai nuk kishte luajtur një ndeshje të plotë për shumë muaj dhe nuk doja të rrezikoja me problemet muskulore. Ai u vendos në dispozicion të skuadrës, tha gjërat e duhura për shokët e tij dhe është një pikë e fortë për ne në fushë.
“Ibrahimovic dëshiron të dëshmojë se ai akoma është lojtar i madh dhe prania e tij po ndihmon vërtet. Ai ka karakter, vendosmëri dhe përvojë të pabesueshme. Ajo që na mungonte deri më tani nuk ishte krijimi i rasteve, por konkretizimi. Sot ishim më të saktë”, përfundoi Pioli.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…