Categories: Uncategorized

Pioli i kënaqur me fitoren: E ardhmja ime ndeshja e radhës

I lumtur për një fitore të madhe ndaj Juventusit, më e rëndësishmja për të që nga momenti që është ulur në stolin e Milanit. Trajneri i kuqezinjëve e analizoi kështu fitoren e thellë me përmbysje ndaj bardhezinjëve, ndërsa shtoi se nuk mendon për të ardhmen e tij, por vetëm për të tashmen!F

“Përgëzimet janë të gjithë për futbollistët, që treguan mentalitet dhe shpirt fituesi. Edhe në kohë të vështira, ata janë të etur të qëndrojnë së bashku dhe të ruajnë besimin. Kështu ata u shpërblyen me një fitore të madhe. E gjitha është rezultat i punës së përditshme. E dinim që pozicioni në tabelë nuk tregonte cilësitë tona. Kështu që u përqendruam te puna dhe te shprehja e vlerave tona në fushën e blertë.

Të lidhura

None found

Tani e di që mund të mbështetëm te të gjithë lojtarët dhe ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Është një sezon i pazakontë. Ndeshja e radhës luhet kundër Napolit dhe i gëzohemi kësaj fitoreje dhe mezi presim takimin e radhës. Ne mund të bëjmë më mirë. Kemi paguar gabimet e bëra këtë sezon. Mentaliteti i këtij ekipi po sjell ndryshimin. Duhet të vazhdojmë këtu. E shfrytëzuam penalltinë kundër Juventusit për të rikthyer entuziazmin. Pësuam gola të turpshëm, duhet të mbronim më mirë në ato momente. Deri në ato momente loja ishte e ekuilibruar”.

“E ardhmja? Nuk mendoj për të ardhmen, mendoj thjesht për ndeshjen e radhës, për të punuar me këta lojtarë që po më japin kënaqësi të madhe. Tani jemi bërë një ekip, pasi e njohim edhe më mirë njëri-tjetrin, i dimë më mirë pikat tona të forta dhe të dobëta. Jam i lumtur këtu, krehat dhe i etur për ta përfunduar sezonin sa më mirë. Nuk e di se ccfarë do të sjellë e ardhmja, kur të vijë momenti do ta shohim. Pres vetëm të mbyll mirë sezonin dhe të arrijmë objektivin që kemi”, u shpreh Pioli për DAZN.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago