Categories: Uncategorized

Përshkallëzojnë protestat e tifozëve të Barcelonës

Tifozët e Barcelonës përshkallëzuan protestat pas zërave për largimin e Lionel Mesit nga klubi blaugrana teksa sulmuan dhe stadiumin “Camp Nou” duke thyer dhe rrethimin e forcave të sigurisë. Pas bërjes publike të kërkesës së yllit argjentinas, për t’u larguar nga Barcelona, protestat përfshinë kryeqendrën e Katalunjës, ku pas atyre të mbajtura të martën, ato të ditës së mërkurë u përshkallëzuan dhe me tepër.

Një grupim tifozësh i vendosur jashtë impiantit të skuadrës “Camp Nou” protestuan për largimin e Messit dhe madje arritën të thyejnë dhe kangjellat e hyrjes së stadiumit blaugrana. Ata kërkonin dorëheqjen e presidentit Josep Bartomeu dhe qëndrimin e Messit në “Camp Nou” teksa bënë thirrje vazhdimisht për largimin e drejtuesve duke kënduar dhe këngë në mbështetje të argjentinasit por dhe të vetë tifogrupeve katalanase. Disa prej tyre u panë teksa shoqëroheshin nga forcat e rendit, pasi sulmuan hyrjen kryesore të “Camp Nou”.

Gjatë ditës gjithashtu drejtuesit blaugrana bënë thirrje për qetësi duke shprehur gadishmërinë e tyre për të bindur Messin që të qëndrojë te Barcelona.

Presidenti Bartomeu, që akuzohet si shkaktari kryesor i krisjes me Lionel Messin, theksoi përpara mediave se do të bëjë gjithcka që ylli argjentinas të qëndrojë te Barcelona duke nënkuptuar dhe një dorëheqje të mundshme për t’i paraprirë largimit të idhullit të tifozerisë blaugrana. Për Messin ka patur zëra të fortë këto ditë që e lidhin me një transferim në Premier League te skuadra e Manchester Cityt, ndërsa të interesuara janë dhe Inter e PSG ndërsa ekzistojnë dhe zëra që flasin për një kalim të tijin te Juventusi, për tu bashkuar me rivalin e tij Cristiano Ronaldo dhe pse në pamje të parë kjo duket pothuajse e pamundur.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago