Categories: Uncategorized

Perisic dhe Vidal, Interi i prerë në lidhje me vendimet për këta futbollistë

Një “jo” për Bayernin dhe një tjetër “jo” për Barcelonën. Interi nuk ka ndërmend ta huazojë sërish Perisicin te kampionët e Bundesligës e gjithashtu nuk dëshiron të shpenzojnë qoftë një qindarkë për Arturo Vidalin.

Administratori i Interit, Beppe Marotta, ishte i prerë në qëndrimin e tij. Kroati Perisic kthehet menjëherë në Milano për t’u vënë nën urdhrat e Contes, ndërsa Vidal pritet të mbërrijë së shpejti, por pa iu nënshtruar kërkesave të katalanëve. Perisicin bavarezët duan ta mbajnë me të njëjtën formulë, si vitin e kaluar.

Hansi Flick, trajneri i Bayernit, kishte dhënë votën e tij në favor të qëndrimit të lojtarit (duke marrë parasysh kontributin e tij pozitiv në ekip vitin e fundit), por nga selia në “Viale Liberazione” erdhi refuzimi i prerë: ose transferim përfundimtar, ose ribashkimi i tij me organikën e Contes.

Nëse nuk do të ketë oferta të rëndësishme (sepse kjo është linja e diktuar nga Suning), Ivani do të luajë shanset e tij si shokët e tjerë të skuadrës.

Për Vidalin, askush nuk shqetësohet tek Interi. Barcelona po synon një dëmshpërblim për kartonin e kilianit, në një operacion të ngjashëm me atë të kryer me Sevillan për Rakiticin. Interi nuk do t’ia dijë, pasi zikaltrit kanë një marrëveshje me lojtarin dhe po presin që ai të zgjidhë marrëdhëniet e tij me klubin “blaugrana”. Kjo është arsyeja që çoi në një ngadalësim të bisedimeve, por suksesi i negociatave nuk është në dyshim.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

19 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

37 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

45 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

52 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

9 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

9 hours ago