Categories: Uncategorized

Përforcimi i parë i Pirlos do të jetë mesfushori amerikan

Dhurata e parë që Andrea Pirlo do të marrë nga drejtuesit e Juves, që prej emërimit të tij në pankinën bardhezi, është një mesfushor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aktualisht pjesë e gjermanëve të Schalke 04-ës.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Westonm McKennie, i cili pritet të mbërrijë në Torino brenda kësaj jave për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas për t’u vënë menjëherë në dispozicion të Andrea Pirlos për përgatitjet për sezonin e ri.

Mediat në Itali e bëjnë të kryer arritjen e marrëveshjes për huazimin e McKennie për shifrën e 3 milionë eurove, ndërsa Juventusi ka ruajtur të drejtën e blerjes verën e ardhshme, kundrejt shifrës prej 18 milionë eurosh.

Weston McKennie është një mesfushor polivalent, që mund të luajë në zona të ndryshme të këtij reparti dhe përfaqëson më së miri kërkesat e Pirlos për një futbollist “xholi”. Në sezonin e fundit me Schalken, amerikani ka luajtur 28 ndeshje dhe ka shënuar edhe 3 gola.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago