Pele “kërcënohet” nga Messi, argjentinasi është 17 gola larg rekordit të legjendës brazilianeNuk kanë qenë të pakta rastet kur specialistë të futbollit mundohen të bëjnë krahasime mes Messit dhe Ronaldos, që janë lojtarët më të mirë të momentit dhe Maradonës dhe Pele, që janë dy nga futbollistët më të mirë të së shkuarës.
Mbase nuk mund ta ndash dot me thikë pasi janë futbollistë që kanë luajtur në periudha të ndryshme, kanë stile të ndryshme loje dhe sigurisht që me kalimin e viteve edhe futbolli ka evoluar dhe nuk është më njësoj si më parë.
Por, ama mund të bëjmë një krahasim me shifrat. Statistikat thonë se Lionel Messi është 17 gola larg legjendës braziliane, Pele për sa i takon golave të realizuar me një klub të vetëm.
Pele ka shënuar 643 gola në 656 ndeshje gjatë 19 sezoneve që ka luajtur me Santosin, ndërsa sulmuesi i Barcelonës ka realizuar 626 në 715 ndeshje.
Shifra vërtetë të frikshme të argjentinasit, por Messi ka mundësinë që të barazojë dhe tejkalojë rekordin e Pele brenda këtij sezoni, pasi ka akoma shumë ndeshje për t’u luajtur.
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…
Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…
Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…