Categories: Uncategorized

Pedro Rodriguez drej ekipit italian, largohet nga Chelsea me letër emocionuese

Pedro Rodriguez është larguar zyrtarisht nga Chelsea, pasi ka zhvilluar ndeshjen e fundit.

Sulmuesi spanjoll ka kaluar pesë vite te Chelsea, duke zhvilluar 206 ndeshje zyrtare.

Gjatë kësaj kohe si futbollist i Chelseat, Pedro ka shënuar 43 gola dhe ka bërë 28 asistime.

33-vjeçari me një letër të gjatë është përshëndetur me tifozët e Chelsea ku ka deklaruar se është i lumtur që ka veshur fanellën e këtij klubi të madh anglez.

Si futbollist i Chelseat, Pedro ka fituar Ligën Premier, Kupën FA si dhe Ligën e Evropës.

“Pas pesë vitesh të mrekullueshme bashkëpunimi me Chelsea i vije edhe fundi. Shumë faleminderit për bordin e klubit, trajnerët dhe kolegët në këtë kohë, dhe natyrisht për tifozët: faleminderit për përvojën që i kamë qenë pjesë e familjes suaj të madhe. Kam qenë shumë i lumtur që ju të gjithë më keni bërë të ndihem si në shtëpi”.

“Ishte kënaqësi dhe nder të luaj për këtë klub të madh dhe të fitoj Premierligën, FA Cup dhe Ligën e Evropës si dhe të garoj në një nga ligat më të mira në botë. Pa dyshim që kisha zgjedhje të drejtë, me veti marr kujtime të mrekullueshme dhe të paharrueshme. Sfida të reja dhe triumfe do të vijnë me siguri”.

“Unë them lamtumirë shumë i kënaqur me këtë fazë të karrierës sime që përfundon, ndërsa shumë i emocionuar për të riun që fillon. Faleminderit dhe suksese në të ardhmen”, ka shkruar sulmuesi spanjoll Pedro Rodriguez.

E ardhmja e lojtarit pritet të jetë në kampionatin italian Serie A, ku ka arritur marrëveshje që disa javë me Romën.

Zyrtarizimi i tij te Roma pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago