Categories: Uncategorized

Pas Tonalit, ditën e nesërme te Milani pritet që një tjetër lojtar të kryej vizitat mjekësore

Ditë e rëndësishme merkatoje te Milani, sepse pasditen e sotme pritet të prezantohet zyrtarisht te kuqezinjtë mesfushori i talentuar italian Sando Tonali. Ky i fundit kishte arritur akordin prej ditësh me Milani dhe sot ka mbërritur në qytet për të kryer vizitat mjekësore, ndërsa më pas do të hedhë edhe firmën mbi kontratë.

Mesfushori i talentuar do të transferohet te Milani me formulën e huazimit për 10 milionë euro, me detyrim blerjeje për 28 milionë euro të tjera, që kuqezinjtë do t’i paguajnë vetëm verën e ardhshme.

Të lidhura

None found

Nga ana tjetër vetë Tonali do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me pagë prej 2.2 milionë eurosh në sezon dhe te Milani pritet të veshë fanellën me numër 8, që më herët e ka mbajtur Gennaro Gattuso, ndërsa kjo është një ëndërr e bërë realitet për talentin italian, i cili që ik vogël ka qenë tifoz i kuqezinjve.

Përveç Tonalit, Milani ka gjetur sot edhe zëvendësuesin e parë të Donnarummës, i cili do të jetë 34-vjeçari rumun Ciprian Tatarusanu. Kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me futbollistin, që së fundi ka qenë pjesë e Lyonit dhe nesër do të vijë në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe hedhur firmën mbi kontratë.

Tatarusanu është një njohje e vjetër për kampionatin italian, pasi më herët ka mbrojtur me sukses edhe portën e Fiorentinës, ndërsa tani do të qëndrojë në pankinën e Milanit për të bërë portierin e dytë.

të fundit

Ylli i Interit, Alessandro Bastoni, nën hetim në Itali për një çështje të dyshuar që lidhet me prostitucionin e të miturve

Një skandal i ri i madh po trondit futbollin italian, ndërsa vëmendja është përqendruar te ylli i Interit, Alessandro Bastoni,…

8 minutes ago

Zjarr i përmasave të mëdha në Derven pranë Selanikut, një i vdekur dhe një e plagosur

Një zjarr i fuqishëm që ra pasditen e sotme në zonën e Dervenit, afër Selanikut, i ka marrë jetën një…

9 minutes ago

Serwer në takim me Jasharin, në fokus zhvillimi i FSK-së dhe rruga drejt NATO-s

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim një delegacion amerikan të kryesuar nga…

25 minutes ago

Stuhi me reshje të dendura dhe erë të fortë godet Vranishtin në zonën e Lumit të Vlorës

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë…

29 minutes ago

Mickoski prezanton emrat e rinj në qeveri: Klekovski për Shëndetësinë, Vellkovski për MPPS-në

Kryeministri i RMV-së dhe kryetari i OBMR-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot prezantoi emrat e ministrave pas rikonstruimit të qeverisë, shkruan Telegrafi…

30 minutes ago

Rama për protestat në Tiranë: Ata që kërkojnë dhunë e pisllëk do të dështojnë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke shpërndarë edhe…

31 minutes ago