Ditë e rëndësishme merkatoje te Milani, sepse pasditen e sotme pritet të prezantohet zyrtarisht te kuqezinjtë mesfushori i talentuar italian Sando Tonali. Ky i fundit kishte arritur akordin prej ditësh me Milani dhe sot ka mbërritur në qytet për të kryer vizitat mjekësore, ndërsa më pas do të hedhë edhe firmën mbi kontratë.
Mesfushori i talentuar do të transferohet te Milani me formulën e huazimit për 10 milionë euro, me detyrim blerjeje për 28 milionë euro të tjera, që kuqezinjtë do t’i paguajnë vetëm verën e ardhshme.
Nga ana tjetër vetë Tonali do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me pagë prej 2.2 milionë eurosh në sezon dhe te Milani pritet të veshë fanellën me numër 8, që më herët e ka mbajtur Gennaro Gattuso, ndërsa kjo është një ëndërr e bërë realitet për talentin italian, i cili që ik vogël ka qenë tifoz i kuqezinjve.
Përveç Tonalit, Milani ka gjetur sot edhe zëvendësuesin e parë të Donnarummës, i cili do të jetë 34-vjeçari rumun Ciprian Tatarusanu. Kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me futbollistin, që së fundi ka qenë pjesë e Lyonit dhe nesër do të vijë në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe hedhur firmën mbi kontratë.
Tatarusanu është një njohje e vjetër për kampionatin italian, pasi më herët ka mbrojtur me sukses edhe portën e Fiorentinës, ndërsa tani do të qëndrojë në pankinën e Milanit për të bërë portierin e dytë.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…