Categories: Uncategorized

Pas sulmit në shtëpinë e drejtorit, tifozët e United gati për protestat e rradhës

Të martën në darkë një numër i vogël tifozësh të United sulmuan shtëpinë e drejtorit ekzekutiv.

Mirëpo asgjë nuk është mbyllur me aq, sa duket ai ka qenë vetëm fillimi.

Të lidhura

None found

Manchester Unitedi duhet të bëhet gati për protesta të tjera këtë fundjavë, pasi që tifozët janë duke e diskutuar mundësinë ta lënë ndeshjen e Premierligës kundër Wolvesit të shtunën në minutën e 28-të ose të 68-të.

Klubi reagoi ndaj këtij incidenti duke thënë se dhuna e tillë është e papranueshme dhe se pjesëmarrësit në këtë incident do të dënohen duke u pezulluar përjetësisht nga Old Traffordi.

Ndërkohë, shkaku i rezultateve të dobëta dhe mënyrës se si klubi është drejtuar gjatë sezoneve pas pensionimit të Sir Alex Fergusonit, tifozët kanë organizuar protestë për ndeshjen kundër Wolves më 1 shkurt, kur planifikojnë të dalin në mënyrë masive nga stadiumi në minutën e 58-të të ndeshjes.

Kjo ndeshje e shënjon përvjetorin e tragjedisë ajrore të Munihut, që ndodhi në vitin 1958. Për këtë arsye, për të pasur ndikim sa më të madh, organizatorët kanë planifikuar që protesta të mbahet në minutën e 58-të të ndeshjes.

Organizatorët po shpresojnë se kësaj iniciative të Manchester Unitedit do t’u bashkohen edhe mijëra tifozë, të cilët do të duhet t’i lënë ulëset e tyre të zbrazëta, si shenjë simbolike për fuqinë e tifozëve kundër familjes amerikane Glazers, që e ka pronësinë e klubit dhe e ka drejtuar atë në mënyrë kontroverse.

Tifozët e Manchester Unitedit e arritën kulmin e pakënaqësisë në disfatën me rezultat 2:0 në shtëpi kundër Burnleyt të mërkurën, që ishte hera e parë që Clarets siguruan fitore në Old Trafford në 58 vjetët e fundit.
Old Traffordi kishte mbetur pothuajse i zbrazur edhe në minutat e fundit të asaj ndeshjeje të mesjavës, pasi që mijëra tifozëve vendosën të largohen gjatë minutave të 80-ta për ta shprehur pakënaqësinë me gjendjen e klubit.

Tifozët kënduan këngë kundër Glazers dhe kërkuan që Woodëardi të shkarkohet. Kjo pakënaqësi e tifozëve pritet të vazhdojë të shprehet edhe në ndeshjet në vazhdim – atë në FA Cup kundër Tranmere, atë në Carabao Cup kundër Manchester Cityt dhe atë në Premierligë kundër Wolves.

Familja Glazers ka qenë e urryer nga tifozët e Manchester Unitedit që kur e mori pronësinë e klubit anglez në vitin 2005, pasi që i ka marrë mbi 1 miliard funte nga klubi, në 15 vitet e fundit, për vete, përderisa pronarët e klubeve të tjera të mëdha nuk marrin para nga klubet e tyre.

të fundit

Shqipe, shqipe”, futbollisti i Juventusit përgëzon në shqip Edon Zhegrovën

Në një ndeshje miqësore të luajtur në Hong Kong të mërkurën, lojtarët e Juventusit mposhtën Chelsean anglez me rezultatin 1-0.Momenti…

2 minutes ago

Sarandë, gjykata cakton masat për pesë të arrestuarit e kapur me armë në Gjashtë

Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar mbrëmjen e së hënës në fshatin Gjashtë,…

9 minutes ago

Artan Grubit i hiqet arresti shtëpiak pas 17 ditësh nëse prokurori nuk paraqet akuzë

Muaji i gjashtë dhe i fundit për hetimin ndaj ish‑zëvendëskryeministrit Artan Grubi nga BDI përfundon më 22 gusht, kur ai…

10 minutes ago

Tabela kufitare në Tabanoc rikthen mbishkrimin në shqip

Pas publikimit të fotografisë ku mungonte gjuha shqipe në tabelën zyrtare të mirëseardhjes në pikën kufitare, reagimi i shpejtë i…

10 minutes ago

Seanca konstituive pritet të vijojë nesër

Nesër do të vijojë seanca konstituive, e ndërprerë dje, pas kërkesës për afat shtesë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.…

16 minutes ago

Refuzimi i PDK-së dhe AAK-së për dialog, Gashi zbërthen arsyet dhe paralajmëron për rrezikun nga zgjedhjet e reja

Sonte është afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa edhe pas përpjekjes së tretë, kreu i LVV-së,…

17 minutes ago