Federata e Futbollit të Anglisë dhe Premier League janë duke shqyrtuar mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve pa tifozë për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Që të dyja organizatat do të takohen me këshilltarë të qeverisë britanike për shëndetin publik para se të bëjnë ndonjë ndryshim në agjendën e ndeshjeve.
None found
Megjithatë, tashmë këto dy autoritete të futbollit kanë mbajtur bisedime për t’i diskutuar masat që duhet të ndërmerren nëse qeveria i ndalon eventet e mëdha sportive. Zhvillimi i ndeshjeve pa praninë e tifozëve është përmendur si një opsion.
Anulimi i ndeshjeve mund të rezultojë në humbje multi-milionëshe, kështu që bisedimet janë përqendruar te mundësia e zhvillimit të ndeshjeve pa tifozë në stadiume, që do të ishte edhe opsioni i preferuar nga televizionet që kanë paguar për transmetimin e atyre ndeshjeve.
Gjatë diskutimeve, Federata e Futbollit e Anglisë e ka ngritur si temë edhe nevojë për të ndarë fonde solidariteti për klubet e kategorive më të ulëta në rast se ndeshjet vendoset të zhvillohen pa tifozë, pasi që ato klube varen nga përfitimet nga shitja e biletave shumë më shumë sesa homologët e tyre në Premierligë.
“Jemi në kontakt me autoritetet, ne jemi në duart e autoriteteve lokale dhe do të përballemi me çfarëdo që na thonë ata. Nuk ka rrezik për ndeshje të tjera me aq sa dimë tani, përveç atyre që tashmë janë bërë publike”, ka thënë një zëdhënës i UEFA-s.
UEFA e diskutoi vetëm shkurtimisht koronavirusin në takimin e Komitetit Ekzekutiv të së hënës në Amsterdam, përkundër rrezikut që ky virus përbën për zhvillimin e Kampionatit Evropian këtë verë dhe për ligat vendore.
“Ne do të reagojmë ndaj asaj që këshillon Organizatat Botërore e Shëndetit dhe njerëzit e tjerë. Asgjë nuk ka ndryshuar nga java e kaluar dhe ky është qëndrimi ynë”.
Ka nisur mbledhja e radhës e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Në këtë mbledhje, për…
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve: I.R., A.R. dhe…
Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur gjatë një aksioni për zhvarrosje në Mitrovicën e Veriut. Kjo në kuadër të hetimeve…
MPB Maqedoni njofton se dje (27.10.2026) në orën 12:35 në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, pranë vendit të quajtur "Ostrovo", oficerët…
FSHFFederata e Futbollit ka zyrtarizuar edhe ndeshjen e dytë miqësore të Kombëtares U-21 për muajin nëntor [...]Read More...
Fillon debati për amendamentet e ribalancimit të dytë të Buxhetit. Janë dorëzuar gjithsej 124 amendamente, të cilat do të shqyrtohen…