Categories: Uncategorized

Pas insistimit, kryeministri japonez dorëzohet: Lojërat Olimpike mund të shtyhen

Perspektiva e shtyrjes së Lojërave Olimpike dhe Paralimpike në Tokio 2020 afrohet më shumë se kurrë pasi kryeministri japonez Shinzo Abe tha të hënën se vonimi i ngjarjes mund të jetë opsioni i vetëm për të shmangur përkeqësimin e pandemisë koronavirus në vazhdim.

Fjalët e tij erdhën një ditë pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njoftoi se do të vendosë fatin e lojërave në katër javë pas diskutimit të mëtejshëm me organizatorët.

Të lidhura

None found

Kryeministri, i cili më parë kishte thënë se shpreson të zhvillojë Lojërat 2020 në “mënyrën e planifikuar”, pranoi gjatë një seance parlamentare për herë të parë se veprimi i tillë mund të jetë i pamundur, transmeton lajmi.net.

“Nëse është e vështirë t’i zhvillojmë lojërat në një mënyrë të tillë, ne duhet të vendosim t’i shtyjmë ato, duke i dhënë përparësi kryesore prosperitetit të sportistëve”, tha ai.

“Megjithëse IOC do të marrë një vendim përfundimtar, ne jemi të të njëjtit mendim se anulimi nuk është një opsion”.

Bordi ekzekutiv i IOC njoftoi të dielën se do të vendosë brenda katër javësh nëse do të shtyjë, anulojë ose të mbajë lojërat ashtu siç ishte planifikuar.

Kujtojmë se vetëm para disa çastesh, Kanada dhe Australia, i dhanë ‘shkelmin e fundit’ për shtyrjen e Olimpiadës 2020 – pasi bojkotuan këto lojëra.

të fundit

I moshuari i bashkohet protestës: Kam ardhur për studentët! Rama nuk është njeri për të bërë marrëveshje me ta, për 140 ditë nuk erdhi të na takonte

Një i moshuar i është bashkuar protestës para Kryeministrisë, duke thënë se ka dalë në mbështetje të të rinjve dhe…

4 minutes ago

Berisha calls on Rama: Resign! Claims masked men left the Ministry of Interior to attack businesses

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sulmuar hapur kryeministrin Edi Rama se po ushtron dhunë policore ndaj studentëve që protestojnë…

6 minutes ago

Albin Kurti udhëton në Mal të Zi për Samitin e Procesit të Berlinit

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Malit të Zi, për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. Lajmi…

7 minutes ago

Protesters begin march from Ministry of Education, call for Prime Minister Rama’s resignation

Studentët dhe qytetarë të tjerë, të cilët po protestonin përpara ministrisë së Arsimit, kanë nisur të marshojnë nëpër rrugët e…

7 minutes ago

Pope Leo XIV resumes meetings with the faithful after surgery and thanks them for prayers

Pavarësisht shiut dhe motit të keq në Romë, rreth 30 mijë besimtarë u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për…

7 minutes ago

Family members oppose Millorad Gjokoviq’s 10-year sentence: Justice also sought for the victims of Ozdrim

Dëshmitari Halit Gashi ka shprehur pakënaqësi ndaj dënimit prej 10 vjetësh burgim të shqiptuar ndaj Millorad Gjokoviqit për krime lufte…

10 minutes ago