Cristiano Ronaldo ishte pajtuar që të rikthehej në vitin 2013 te Manchester United para se të pensionohej Sir Alex Ferguson – gjë që ndikon që edhe marrëveshja për Gareth Bale të dështonte.
Legjenda e Djajve të Kuq, Patrice Evra ka zbuluar se skocezi dëshironte të rikthente portugezin në Old Trafford, pasi kishte kompletuar kalimin në vitin 2009 te Real Madridi për 95 milionë euro. Pjesë e planeve të Fergusonit ishte edhe transferimi i Gareth Bale, mirëpo trajneri legjendar u pensionua dhe uellsiani më pas kaloi nga Tottenham Hotspuri te Real Madridi.
None found
“E kujtoj atë kohë kur në media raportohej se Ferguson do të pensionohej dhe ai më tha: ‘Patrice, unë nuk do të pensionohem kurrë, do të vazhdojë edhe për dhjetë vite të tjera’. Por, ai u pensionua”, ka thënë Evra.“Ai më tha pastaj se planet e tij ishin për rikthimin e Cristiano Ronaldos dhe transferimin e Gareth Bale. 99% për qind ai do të qëndronte dhe të fitonim Ligën e Kampionëve”.
“Dhe të jem i sinqertë unë e kamp pyetur Ronaldon për një gjë të tillë, mirëpo edhe pse do të rikthehej ai, Ferguson u pensionua dhe planet e tij nuk u realizuan kurrë”, ka shtuar më tej francezi.Evra më tej bëri të ditur se pensionimi i Fergusonit kishte pilluar të gjithë lojtarët dhe e kishin të vështirë të pranonin një gjë të tillë.
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…