Categories: Uncategorized

Pa kullë, ky do të jetë stadiumi i ri i Tiranës

Klubi Tirana ka një projekt që të rindërtojë stadiumin “Selman Stërmasi”.

Projekti përflitej prej kohësh dhe duket se ka ardhur koha që gjërat të kthehen në realitet.

Të lidhura

None found

Në fakt, e gjithë ideja është e presidentit të Tiranës, Refik Halilit, i cili ka investuar në këtë projekt dhe beson shumë që në fund do të ketë një stadium, të krahasueshëm me “Air Albania”-n.

Prej kohësh projekti është në planet e klubit Tirana. Madje janë bërë edhe hapat e parë për të njohur drejtuesit e shtetit dhe ndoshta shumë shpejt do të ketë një finalizim si për mënyrën e financimit dhe detajet e projektit që në plan të parë është shumë i bukur, mbushur me ngjyrat bardheblu.

KOSTOJA – Si fillim, kostoja e stadiumit do të jetë sa gjysma e “Air Albania”-s. Është llogaritur që stadiumi mund të ndërtohet me 40 milionë euro. Kjo është një shifër e parë, por që mund të ndryshojë në varësi të kapacitetit të këtij stadiumi dhe luksit. Një kosto e përballueshme dhe sa gjysma e “Arenës Kombëtare”. Për më tepër që ndërtuesi do të jetë vetë presidenti i Tiranës, Refik Halili. Ky i fundit ka thënë gjithmonë se gjithçka në stadium do të jetë perfekte, që tifozit të mos i mungojë asgjë në stadium.

14 MIJË VENDE – Nëse në “Air Albania” janë 22 mijë vende të ulura, në “Selman Stërmasi” do të jenë 14 mijë vende të ulura. Një stadium, goxha i madh, por jo i vogël që i shtohen 6 mijë vende nga kapaciteti ekzistues. Do të rritet 14 metra nga fusha dhe do të ketë një shikueshmëri perfekte. Nga ana tjetër, Tirana mendon që këtë stadium do ta ketë pothuajse plot në çdo ndeshje të kampionatit, pasi kushtet do të jenë akoma më të mira se “Air Albania”.

PA KULLË – “Stadiumi i Tiranës do të ketë disa veçori ndryshe nga “Air Albania”. Të gjithë tifozët do të hyjnë në stadium brenda 10 minutave, falë ambienteve ndihmëse. Po kështu, nuk është parashikuar asnjë kullë apo ndonjë formë jashtë stadiumit.

Stadiumi do të ketë parkim nëntokësor në pjesën e fushës dhe rreth tij. Ambientet e biznesit nuk do të ndikojnë fare në hyrjet e stadiumit, por do të ndihmojnë për të pasur një impiant modern. Ashtu si edhe “Air Albania”, ai do të jetë pa pistën e atletikës, një sipërfaqe toke, e cila do të ndihmojë gjatë ndërtimit të impiantit. Të gjitha facilitetet do të jenë moderne dhe do të kenë të njëjtën kategori si stadiumi i ri.

PROCEDURAT – Presidenti Refik Halili e ka çuar projektin në ministritë përkatëse dhe në zyrën e kryeministrit. Ideja do të hidhet në letër dhe do të nisin procedurat vetëm nëse miratohet nga bashkia dhe qeveria, sepse klubi kërkon që të jetë i qartë për shpenzimet dhe të mos rrezikojë edhe një ide që mbetet në letër. Për sa i përket financimit, nuk përjashtohet mundësia që FSHF të negociojë me UEFA-n për të dhënë edhe institucioni ndërkombëtar i futbollit një shumë si në rastin e “Air Albania”-s, ose mund të ketë financime nga shteti apo partnerë privatë.

Për momentin klubi Tirana e ka në përdorim stadiumin “Selman Stërmasi”. Ai është pronë e bashkisë, por kjo e fundit mund të pranojë idenë që u vu në zbatim në rastin e “ish-Qemal Stafës”. Me dy stadiume në kryeqytet, një në Kukës, Shkodër, Elbasan, Fier e më pas Durrësi, Kategoria Superiore plotësohet në infrastrukturë.

të fundit

Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Pas anëtarësimit s’do të ndiheni më të huaj në BE

Në një bashkëbisedim me të rinjtë, kryeministri Edi Rama, u shpreh se pas antarësimit në BE, ata nuk do të…

26 minutes ago

“Dil nga shtëpia”/ E ëma i bëri kërkesën e papritur, Selin merr vendimin: Nuk do lejoj kurrë që…

Selin u përball me një situatë të papritur, nga mamaja e saj, e cila i kërkoi të largohet nga gara.…

50 minutes ago

Sot seancë në Kuvend/ Interpelancë me ministrin Lamallari dhe Ramën, ja çështjet që pritet të diskutohen

Këtë të enjte, mbahet seanca plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë që pritet të nisë në orën 10:00. Rendi…

1 hour ago

Trump për sulmet në Iran: Armiqtë tanë po humbasin dhe Amerika po fiton! Do t’i kthejmë në epokën e gurit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “armiqtë tanë po humbasin dhe Amerika po fiton”, gjatë nisjes së…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83.3 lekë. Euro, do…

2 hours ago

Kushte të paqëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 2 Prill 2026

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…

2 hours ago