Categories: Uncategorized

Ozil pendohet pas pensionimit nga kombëtarja: Gabova që zgjodha Gjermaninë para kombit tim, Turqisë

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil, konfirmoi dy vite më parë se është pensionuar nga kombëtarja e Gjermanisë, pasi ka vlerësuar se nuk ka respekt nga Federata Gjermane e Futbollit.

Futbollisti i Arsenalit është kritikuar nga krerët e DFB pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ndërsa ishte fishkëllyer edhe nga tifozët gjatë stërvitjeve para Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’.

29-vjeçari fillimisht nuk kishte bërë asnjë koment për takimin me Erdoganin në Londër, i cili asokohe kandidonte për t’u rizgjedhur president i Turqisë.

Ai më vonë u sqarua në rrjete sociale, para vendimit për t’i dhënë fund paraqitjeve të tij me ‘Panzerat’.

Ozil më pas u shndërrua në qendër të vëmendjes nga bota e futbollit dhe jo vetëm – derisa tani është rikthyer të flas edhe një herë rreth asaj çështje, por tani me një pendesë.

“Gabimi më i madh në karrierë ka qenë që nuk luajta për Kombëtaren time të Turqisë. Tani e kam kuptuar se suksesi më i madh në jetë është të luash për kombin tënd, se sa të fitosh Botërorin me një kombëtare tjetër e cila të shfrytëzon vetëm atëherë kur iu duhesh”, tha ai.

Gjatë karrierës me Gjermaninë, mesfushori ka regjistruar 92 paraqitje dhe ishte pjesë e skuadrës që e fitoi Kampionatin Botëror në vitin 2014.

të fundit

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

18 minutes ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

32 minutes ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

1 hour ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

1 hour ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

2 hours ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

2 hours ago