Reali i Madridit është gati të bëjë çmenduri për Paul Pogbanë. “Los Blancos”, tanimë prej kohësh janë në gjurmët e mesfushorit të Manchester United, i cili, pavarësisht deklaratave të menaxherit të tij, Mino Raiola, që u shpreh se lojtari do të qëndrojë te “Djajtë e Kuq”, dëshiron të lërë Anglinë.
Francezi është një ndër objektivat kryesore në listën e përforcimeve të trajnerit të madrilenëve, Zinedine Zidane, aq sa spanjollët siç bën të ditur tabloidi “The Sun”, janë gati për të futur në tratativë edhe një emër sensacional si kundërshpërblim teknik, që do t’i shtohet ofertës së përbindshme prej 160 milionë eurosh, vetëm e vetëm për të arritur te Pogba.
Emrat që përmenden se mund të shkojnë tek United, plus kësaj shume, në shkëmbim të Pogbasë, janë lojtarë si Gareth Bale, Isco, Luka Modric e Tony Kroos, të gjithë profile të shumëdëshiruara nga United. Një ndër këta katër futbollistë, mund të përfshihet në tratativën për Pogbanë, plus shumën e 160 milionë eurove, një nga ato oferta vërtet të vështira për t’i rezistuar.
Njiheni prej vitesh, keni blerë gjithçka deri tani dhe jeni bosh nga idetë? Ose, njiheni pak dhe hezitoni sepse nuk…
Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, ka folur për spekulimet që lidhin atë për një kalim të mundshëm në Mançester Siti.…
Mbremjen e djeshme, nisi edicioni i pestë i “Big Brother Albania VIP”, ku banorët e parë iu bashkuan shtëpisë së…
Prokuroria e Tiranës, ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Raaportohet se…
Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit "Big Brother VIP Albania", por u shndërrua në një kujtesë…
Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë…