Categories: Uncategorized

“Nuk më la Interi të shkoja te Milani”, “zikaltërit” përgënjeshtrojnë Spalletin: Vetë refuzove të largohesh

Luciano Spalleti nw intervistwn e ditw sw djeshme tha se sezoni 2019/20 ka qenë i kompletuar për të, pasi ai është ende i lidhur me Interin, përkundër që është zëvendësuar nga Antonio Conte verën e kaluar.

Ish-trajneri i Romës ka zbuluar se ai tani është duke e kërkuar një sfidë të re dhe ka thënë se nuk dëshironte të largohej nga ajo pozitë, mirëpo shtoi se është detyruar ta refuzojë ofertën e Milanit pasi që ka ende kontratë me zikaltrit.

Të lidhura

None found

“Ka qenë një sezon veçanërisht intensiv, një sezon paksa i komplikuar. Nëse do të varej nga unë, s’do të isha ndalur asnjëherë. Është e lehtë të flasim për të ardhmen time: mua më duhet një tjetër sfidë si ajo që e kisha në vitet paraprake”, tha Spalletti.

“Jam kontaktuar nga Milani, por, siç e dini, unë isha i shkarkuar. Ata [Interi] më paguan të qëndroj në shtëpi dhe unë kam qëndruar në shtëpi. Kishte disa arsye dhe në fund mbeti kështu”.

Megjithatë, tani zikaltrit i kanë reaguar Spallettit, duke sugjeruar se 60-vjeçari e kishte refuzuar ofertën e tyre për t’i ndarë rrugët me klubin.

“Si shtesë ndaj dëmshpërblimit që është pranuar nga Zotëri Spalletti, klubi i ka propozuar atij një ofertë të mëtutjeshme ekonomike si nxitje për t’u larguar, por ajo nuk u pranua”, tha një zyrtar i klubit.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

3 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

3 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago