Antonio Conte humbet Nicolo Barrelan për të paktën dy ndeshje.
Dëmtimi që pësoi para sfidës ndaj Bolognas do ta mbajë jashtë fushave të futbollit për një javë mesfushorin e Kombëtares italiane, i cili vuan nga një tërheqje muskulare në kofshën e djathtë.
None found
Gjendja e Barellas do të vlerësohet ditë pas dite duke iu referuar komunikatës së Interit, por e sigurt është mungesa e tij në dy takimet e radhës që do të zhvillojnë zikaltrit, të enjten ndaj Hellas Veronës në transfertë dhe të hënën tjetër përballë Torinos.
Stafi mjekësor zikaltër do të tentojë ta rikuperojë mesfushorin për ndeshjen ndaj SPAL-it, e vlefshme për javën e 33-të që do të zhvillohet të enjten e 16 korrikut.
Rikthimet e Brozovic dhe Vecinos e bëjnë më pak alarmante situatën e Interit në mesfushë, aty ku Conte nuk ka në dispozicion as Sensin.
Ndërkohë për ndeshjen ndaj Veronës do të mungojë edhe Bastoni, i cili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Bolognas, ndërsa rikthehet nga pezullimi prej 3 ndeshjesh sllovaku Milan Skriniar.
24 ore pas ultimatumit që Taulant Balla i vendosi demokratëve për ligjin zgjedhor, bashkëkryetari socialist i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Irlanda mbështetje për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në…
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj lidhur me procesin e formimit të organeve të…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet M.B.,…
Kryetari i Gjykatës së Pejës, Shemsedin Haxhijaj, thotë se nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati, pasi sipas…
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka kundërshtuar pjesëmarrjen e opozitës në tryezën me Partinë Socialiste për…