Categories: Uncategorized

Nuk është vetëm Messi, ja 9 legjendat që ikën me sherr nga Barcelona

Leo Messi është gati t’i thotë lamtumirë Barcelonës. Futbollisti më i rëndësishëm i brezit të tij, për shumë më i miri në histori, mund të jetë në ditët e fundit si lojtar Blagrana.

Edhe pse largimi i argjentinasit do të ishte një goditje epike, e një niveli tjetër, tifozët katalanas tashmë kanë parë lamtumirën e legjendave të shumta të klubit, që kanë ikur përmes derës së pasme. Ja disa prej tyre:

Të lidhura

None found

Maradona

Argjentinasi, si bashkatdhetari i tij, shënoi një epokë te Barcelona. Megjithëse qëndrimi i tij në “Camp Nou” ishte shumë më i shkurtër, largimi u shënjua nga përplasjet me bordin e entitetit katalanas. Maradona arriti në klub në qershor 1982 dhe u largua më 1984. Tensionet me trajnerin Menotti dhe menaxherët bënë që ylli botëror të paketonte bagazhet për te Napoli, ku mbetet një idhull.

Bernd Schuster

Mesfushori gjerman i joshi tifozët e Barcelonës me performancën në fushë, por krijoi tituj mediatikë me sjelljen e tij. Episodi më i famshëm, dhe përfundimtar për karrierën e tij si lojtar i Barçës, ndodhi në finalen e Kupës Europiane 1986, në “Sánchez Pizjuán”, kundër Steaua Bucuresti. Ai u largua nga fusha, kur u zëvendësua në minutën e 85-të, dhe shkoi direct në hotel, prej nga i pa penalltitë. Gjermani duhet të godiste i pari ose i fundit në serinë e 11-metërshave. Núñez e ndërpreu aty kontratën e tij.

Michael Laudrup

Marrëdhënia e danezit me trajnerin Johan Cruyff nuk ishte më e mira dhe futbollisti u largua nga Barcelona. Bordi drejtues zbuloi se Laudrup kishte nënshkruar një parakontratë me Real Madridin dhe fama e tij si një lojtar i Barçës ra shumë. Lojtari e mbylli kontratën në “Camp Nou” dhe pastaj veshi fanellën e rivalit të përjetshëm. Ai luajti për dy sezone në “Santiago Bernabéu”, ku fitoi titullin më 1995.

Romário da Souza

Një futbollist fantazist. “Grabitqari” më i madh i zones, që Barcelona ka pasur në historinë e saj. Por, si shumë figura legjendare në këtë klub, edhe ai përfundoi keq. Në vitin e tij të parë, braziliani mahniti me 32 gola në 47 ndeshje. Sidoqoftë, përplasja me Cruyff në sezonin 1994-1995 i dha fund fazës së tij me katalanasit. Pasi fitoi Kupën e Botës 1994, lojtari theksoi se i duheshin më shumë pushime dhe nuk u paraqit. Ai u kthye me vonesë te Barcelona dhe historia nuk mbaroi mirë.

Ronaldo Nazario

Presidenti aktual i Valladolid luajti për Barcelonën në sezonin 1996-1997. Robson e zgjodhi si një futbollist vendimtar në metrat e fundit dhe mund të themi se e justifikoi: 47 gola në 49 ndeshje. Sulmuesi donte të vazhdonte, por presioni i këshilltarëve të tij dhe fakti që nuk ndihej i vlerësuar, siç ka deklaruar më vonë publikisht, e dërgoi tek Interi. Klubi italian pagoi klauzolën e tij: 4.000 milionë peseta (25 milionë euro). Ishte një shumë record për kohën.

Luis Figo

Largimi i portugezit është një nga më të përfolurit dhe më të kujtuarit nga tifozët e Barçës. Figo dëshironte një përmirësim të kontratës me katalanasit, gjë që nuk erdhi. Për pasojë, zgjodhi ta vazhdojë të rivalët e përjetshëm karrierën. Ai e lidhi të ardhmen me një fitore të mundshme të presidencës nga Florentino Pérez, i cili premtoi të paguante tarifat përkatëse, nëse zgjidhte Real Madridin. Pak besuan në triumfin e presidentit aktual të bardhë, por ky ishte rasti dhe Figo kaloi te galaktikët.

Ronaldinho

Braziliani që joshi “Camp Nou” dhe mori duartrokitje në “Santiago Bernabéu” ishte viktima e Guardiolës, kur ky i fundit mbërriti në stolin blaugrana, së bashku me Deco dhe Etoo, edhe pse kamerunasi zgjati një sezon më shumë. Në atë kohë, Ronaldinho bënte më shumë tituj për jetën e tij private sesa për produktin në fushë. Në çdo rast, largimi i tij ishte një goditje për tifozët katalanas, mjaft të lidhur me buzëqeshjen e një futbollisti, që ndryshoi imazhin e klubit. Ai nënshkroi me Milanin për 25 milionë.

Zlatan Ibrahimovic

Sulmuesi suedez nënshkroi me Barcelonën për 78 milionë dhe u largua te Milan për 25 milionë, një sezon më vonë. Marrëdhënia e tij e keqe me Pep Guardiolën e dinamizoi vazhdimësinë te Blaugrana-t, pavarësisht se tregoi cilësi në zonë. Kimia e tij në fushë, me Leo Messin, nuk ishte më e mira, pasi argjentinasi po fitonte rëndësi në reaprtin sulmues, habitatin natyror të Ibrahimovic. Suedezi i është referuar Guardiolës, në mënyrë sarkastike, në shumë raste si “filozofi”.

Neymar Jr

“Telenovela” e fundit në “Camp Nou”, me lejen e Leo Messit. Futbollisti brazilian u integrua në mënyrë perfekte në ekipin katalanas. Neymar ishte pjesë e një “tridenti” vdekjeprurës me argjentinasin dhe Luis Suárez, por PSG trokiti në derën e tij dhe anësori tha “po”. Dhoma e zhveshjes së Barçës u përpoq ta bindte, por kushtet dhe projekti nuk e penguan lamtumirën e tij për 222 milionë. Barça është përpjekur ta rikthejë Neymar në disa raste.

/telesport/

të fundit

Ceuta Migrant Crisis: Italy Suspends Schengen Agreement with Spain

Qeveria italiane njoftoi të premten se po pezullonte regjimin e lëvizjes së lirë me Spanjën, siç parashikohet në Traktatin e…

2 hours ago

Suspected perpetrators of Tepelenë altercation identified, five people wanted; gunfire also suspected

Policia ka identifikuar autorët e dyshuar të konfliktit të ndodhur rreth orës 01:10 të datës 31 korrik 2026 në Tepelenë,…

2 hours ago

Arsenali gjen akordin me Vinicius Jr për kushtet personale

Arsenali ka bërë një hap të rëndësishëm në përpjekjen e tij ambicioze për transferimin e Vinicius Junior, pasi raportohet se…

2 hours ago

Horoskopi 1 Gusht 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Jupiteri do e favorizoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do dashuroheni pa fund me partnerin tuaj dhe…

2 hours ago

Nissan kërkon transformim të thellë: Pa ndryshime rrezikojmë të mos mbijetojmë

Nissan po përballet me një periudhë të vështirë dhe drejtuesit e kompanisë paralajmërojnë se nevojiten ndryshime të mëdha për të…

3 hours ago

Kriza e emigratëve në Ceuta, Italia pezullon Marrëveshjen e Shengenit me Spanjën

Qeveria italiane njoftoi të premten se po pezullonte regjimin e lëvizjes së lirë me Spanjën, siç parashikohet në Traktatin e…

3 hours ago