Categories: Uncategorized

Njiuhuni me 8 yjet e futbollit që ishin të pasur para së të bëheshin futbollist

Cristiano Ronaldo, Neymar, Zlattan kanë lindur të varfër dhe kanë arritur të pasurohen duke u bërë yje të futbollit.

Shpesh kemi përshtypjen se të gjithë futbollistët janë rritur në varfëri, por kjo nuk është e vërtetë.

Ja tetë lojtarë që nuk kishin asnjë nevojë për para, por që u bënë akoma më të pasur si futbollistë.

Kaka

Ricardo Kaka është një nga yjet e pakët brazilianë që nuk vjen nga favelas. Ai, në fakt, u rrit në një lagje të pasur. Babai i tij ishte një inxhinier dhe mamaja e tij punonte si mësuese.Ai iu bashkua akademisë së Sao Paulos në moshën tetëvjeçare dhe ky ka qenë hapi i parë një karriere të jashtëzakonshme, që e dërgoi atë te Milani, ku arriti kulmin.Kaka ka luajtur edhe për Real Madrid, por është më mirë që këtë pjesë të mos e përmendim.

Pirlo

Andrea Pirlo kishte klas në fushë dhe jashtë saj. Kjo për shkak se ish-mesfushori i Milanit vjen nga një familje e mbajtur nga veriu i Italisë. Babai i tij ishte një biznesmen i pasur.

Balotelli

Super Mario është i çmendur dhe kjo nuk mund të diskutohet.Ai ndezi fishekzjarrë në banjën e tij dhe gjuajti me shigjeta të rinjtë e Cityt dhe pagoi një pronar të një lokali që t’i jepte Vespa-s së tij në det. Të gjithë i kemi dëgjuar këto histori, por ndoshta nuk e dini se Balotelli ishte i pasur para se të bëhej një futbollist profesionist. Ai ka jetuar në një shtëpi të madhe në veri të Italisë kur ka qenë fëmijë.

Lloris

Hugo Lloris është një kampion bote dhe një nga portierët më të mirë në planet. Gjithashtu, ai ka qenë gjithmonë i pasur. Ai është rritur në jug të Francës, mamaja e tij ka qenë një avokate dhe babai një bankier.Lloris donte të bëhej një tenist profesionist kur ishte i ri gjë që mund të shpjegojë edhe aftësitë e tij me duart.

Lampard

Frank Lampard ka qenë lojtari më i paguar në Premier League kur luante me Chelsean, por nuk kishte nevojë të vishte fanellën e Chelsea-t për të mbushur portofolin, duke parë se ai vjen nga një familje futbollistësh profesionistë.Babai i tij ka luajtur për West Ham-in dhe ka qenë i suksesshëm. Pasuria e trajnerit të Chelseat besohet të jetë 50 milionë dollarë.

Van Persie

Holandezi fluturues ka qenë një maestro i futbollit, një artist si prindërit e tij.Babai i Van Persie ka qenë një skulptor holandez i famshëm dhe mamaja e tij ka qenë një piktore.Van Persie vjen nga një familje e mbajtur, që është ironike kur mendon se pseudonimi i tij në fushë ishte Robin Hood.

Maldini

Lojtari me më shumë ndeshje të luajtura në historinë e Milan-it është djali i një tjetër legjende të kuqezinjve, Cesare Maldini. Paolo Maldini është një nga qendërmbrojtësi më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe është rritur në një familje të pasur.

Pique

Gerard Pique është një nga futbollistët më të zgjuar dhe me ndikimin më të madh në botë.Ai është pranuar në Universitetin e Harvardit dhe po punon që të dojë një perandori të vërtetë me investimet e tij.Djali i një biznesmeni dhe avokati të pasur, ndërsa mamaja është drejtoresha e spitalit më të madh të Barcelonës.Ai është rritur mes luksit dhe tani është një nga futbollistët më të pasur në botë me një pasuri prej 55 milionë dollarësh.

të fundit

VIDEO-FOTO/ Aksi Librazhd–Pogradec i mbyllur, automjetet i drejtohen Egnatias. “Ringjallet” rruga ku 2 mijë vite më parë kalonin karvanët romakë

Rruga Librazhd–Pogradec është aktualisht e mbyllur dhe nuk lejohet qarkullimi për shkak të dëmtimeve të mëdha në aksin rrugor dhe…

25 minutes ago

“Shtetrrethim” në Nju Jork, kryebashkiaku Mamdani shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të stuhisë së pritshme të borës

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Zohran Mamdani Ai njoftoi sonte një ndalim të përkohshëm të lëvizjes në megalopolin prej tetë milionë…

51 minutes ago

“Mijëra qytetarë kaluan orë të tëra paniku në trafik”, Belind Këlliçi: Korrupsioni Rama-Balluku bllokon rrrugët e Juglindjes dhe rrugën e Brukselit

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka denoncuar situatën e paprecedent me akset e Juglindjes të dëmtuara që janë paralizuar trafikun…

1 hour ago

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e zv/kryeministres, Këshilli i Mandateve vendos të hënën fatin e Ballukut

Këshilli i Mandateve do të mblidhet nesër (e hënë) për trajtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres…

2 hours ago

Tarifat tregtare, SHBA: Marrëveshjet tregtare me BE-në dhe Kinën do të mbeten në fuqi

Përfaqësuesi Amerikan i Tregtisë, Jamieson Greer, tha sot se marrëveshjet tregtare të SHBA-së me BE, Kinën dhe partnerë të tjerë…

3 hours ago

FOTO/ Librazhd, pas dëmtimit të segmentit rrugor dhe shtyllës së Tensionit të Lartë në “Arrat e Gurrës”, shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

Një situatë dramatike me pasoja të rënda për infrastrukturën kombëtare është krijuar në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës” në…

3 hours ago