Categories: Uncategorized

Një shqiptar në La Liga, Granada blen mesfushorin te Lugano

Eris Abedini është zyrtarisht pjesë e Granada në La Liga. Mesfushori i Kosovës U21 ka nënshkruar një kontratë “1+2” dhe do tentojë të tregojë vlerat e tij në elitën e futbollit spanjoll. Lugano, që zotëronte kartonin e tij, nuk dihet sa ka përfituar nga transferimi i Abedinit.

“Granada ka arritur marrëveshjen me Luganon për transferimin e lojtarit Eris Abedini, i cili bashkohet me ekipin tonë deri në qershor të vitit 2021, me opsion zgjatjen e marrëveshjes edhe për dy sezone. Mesfushori vjen nga Lugano, edhe pse sezonin e shkuar luajti në huazim me FC Wil në divizionin e dytë të Zvicrës.

Lojtari luajti 35 ndeshje, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist. Erisi ka qenë pjesë e Zvicrës U20 deri në vitin 2018. Në vitin 2019 ai zgjodhi Kosovën, me të cilën numëron 6 ndeshje me ekipin e 21-vjeçarëve. Mesfushori numëron 96 ndeshje në Challenge League dhe 9 në Super League”, shkruhet në njoftimin e klubi spanjoll.

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

19 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

40 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago