Categories: Uncategorized

Një futbollist shqiptar pritet të zyrtarizohet ditën e sotme në Turqi

Kristal Abazaj transferohet në Turqi. Futbollisti 24-vjeçar, i cili sezonin e kaluar ishte e pjesë e Kukësit në formë huazimi nga Anderlechti, sipas burimeve të sigurta pranë SuperSportit, po kalon vizitat mjekësore tek Ankaraspori (ish-Osmanlispori), klub me të cilin ka rënë dakord për të nënshkruar për një sezon, me opsion rinovimi edhe për një vit, nëse arrihen objektivat sportive. Zyrtarizimi është çështje orësh.

Ankaraspori luan në Ligën e Parë të Turqisë, nivelin e dytë më të lartë të futbollit të këtij vendi. Nëse do të sigurojë ngjitjen në Superligë në fund të sezonit, atëherë Abazajt i rinovohet automatikisht kontrata.

Kujtojmë se në të kaluarën në këtë klub ka luajtur për një sezon e gjysmë (gusht 2017-janar 2019) edhe sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi, duke shënuar 14 gola në 26 ndeshje të kampionatit.

Abazaj është futbollisti i radhës që transferohet në futbollin turk, teksa vetëm pak ditë më parë firmosi për Erzurumsporin Armando Sadiku, ndërsa Cikalleshi u bë pjesë e Konyasporit. Ndërkohë për Menemensporin luajnë Gentian Selmani dhe David Domgjoni.

të fundit

Kryeministri Rama mesazh urimi për besintarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

10 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

17 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

44 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

1 hour ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

1 hour ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

1 hour ago