Interi ka hyrë seriozisht në garë për sulmuesin e Napolin, Dris Mertens. Belgu nuk e ka rinovuar kontratën me Napolin dhe sezoni i ardhshëm pritet ta gjejë me një tjetër skuadër që me shumë gjasa do jetë klubi “zikalër”.
Edhe gazeta italiane Gazzetta dello Sport ka raportuar se negociatat mes sulmuesit dhe drejtuesve zikaltër janë duke vazhduar ende, pasi që kontrata e Mertens me Napolin do të skadojë qysh në fund të këtij sezoni, gjatë verës.
32-vjearit i duhen edhe dy gola për t’u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në San Paolo dhe ai mund ta thyejë këtë rekord pikërisht kundër klubit që po tenton ta bindë t’i bashkohet gjatë verës.
Gazzetta dello Sport raporton se Interi ia ka dhënë atij ofertën më të mirë deri më tani, përkundër që edhe Manchester Unitedi dhe Arsenali janë interesuar. Madje, edhe Napoli ka tentuar ta bindë atë të nënshkruajë kontratë të re.
Mertens ka luajtur në gjithsej 24 ndeshje këtë sezon (18 në Serie A dhe gjashtë në Ligën e Kampionëve) dhe ka kontribuar me dhjetë gola (pesë në Serie A e pesë në Ligën e Kampionëve) dhe pesë asiste (katër në Serie A dhe një në Ligën e Kampionëve).
Dy atentate mafioze, në dy rrethe të ndryshme, Tiranë dhe Lezhë. Një orë e 45 minuta distancë kohore mes krimeve.…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me përhapjen e murtajës së bagëtive të imta në Shqipëri.…
Ambicia e Paris Saint Germain duket se nuk njeh kufij, as sportivë dhe as ekonomikë. Në fakt, parisienët, të sapoardhur…
Armina Mevlani në një dalje të bërë kohët e fundi është komentuar nga ndjeksit se është në pritje të ëmbël.…
Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro për t’ia…
Ylli i kombëtares gjermane dhe një nga talentet më të mëdhenj në futbollin evropian, Florian Wirtz, është shumë pranë një…