Duhet të vinte një trajner i huaj, për më tepër afrikan (edhe pse për të gjithë Emanuel Egbo tashmë është shqiptar) për t’i kthyer lavdinë dhe titullin Tiranës pas plot 11 vitesh thatësirë.
Edhe në përrallat më të bukura nuk do të mund të shkruhej ky kapitull dhe epilog me festën e dyfishtë (kampionat-100 vjetor). Egbo njihte çdo sekret të klubit bardheblu pasi punonte prej vitesh aty si trajner portierësh por shansi i erdhi kur si Ardian Mema ashtu edhe Julian Ahmetaj nuk funksionuan.
None found
Klubi i kërkoi Egbosë të merrte drejtimin dhe ai pranoi me dëshirë, duke mo u kursyer dhe çuar ekipin në majën e renditjes dhe mbajtur atë pozicion për shumë javë deri te titulli matematik, në pritje që të bëhet edhe ceremonia dhe shpallja kampion.
Dy rekorde për Egbo, që është trajneri i parë afrikan që shpallet kampion në Europë dhe shkon në turin e Champions League.
“Është një ndjesi e veçantë, ende nuk e kam kuptuar. Jam trajneri i parë afrikan që ka fituar kampionat në Evropë. Dje e kam marrë vesh këtë sepse nuk jam njeri i statistikave. Kjo arritje është shumë e madhe për mua dhe për të gjithë kontinentin tim. Është ndjesi tepër e veçantë”, tha ai. /telesport/
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka zyrtarizuar vendimin për të rikandiduar për një mandat të tretë në krye të Bashkisë…
Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin…
Kohë “Halloween” dhe protestash. Një person i maskuar si Batman është shfaqur në mes të protestave masive që kanë përfshirë…
Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për…
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…