PSG është duke u përgatitur të luajë një nga ndeshjet më të mëdha në historinë e saj: finalen e Ligës së Kampioneve kundër Bayern Munich. Fitimi i këtij trofeu nuk do të jetë i lehtë pasi përballë do të kenë bavarezët, që asnjëherë nuk janë të kënaqur me tituj, veçanërisht kur ato janë kontinental. Një ndeshje e vështirë. Megjithatë PSG ka në radhët e saj një lojtar të aftë të bëjë dallimin në çdo moment, veçanërisht në ndeshje si kjo. Neymar u ble për këtë.
Nëse marrëdhëniet me tifozët ishin të vështira në fillimin e sezonit, gjërat u qetësuan pas paraqitjeve të shkëlqyera të sulmuesit brazilian.
None found
I dëmtuar në vitet e kaluara, ai nuk mund të tregonte veten në nivelin në të cilin pritej, atë të lojtarit më të shtrenjtë në histori (220 M €). I mrekullueshëm në çerekfinale kundër Atalanta-s dhe në gjysmëfinale kundër Leipzig, Neymar do të përballet me një sfidë të madhe, atë të shënimit ndaj bavarezëve.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Daily Star”, 28 vjeçari u shpreh: Gjysmëfinalja ishte shumë e mirë por askush nuk e kujton fituesin e gjysmëfinales. Ka mbaruar tani. Ndaj, Bayern do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne do të jemi gati. Ata kanë lojtarë shumë të mirë, por ne jemi gjithashtu në një nivel shumë të lartë dhe ndjej se nuk kam luajtur kurrë aq mirë që kur erdha në Paris. Fitimi i Ligës së Kampionëve është i veçantë, e di këtë. Por të fitosh atë me PSG do të ishte histori. Dhe kjo është pikërisht ajo që kam ardhur këtu për të bërë”, tha Neymar, i cili më pas foli dhe për Messin e Ronaldon si dhe “Topin e Artë”.
“Kanë mbizotëruar dhjetë vitet e fundit. Ata nuk janë nga ky planet. Në qoftë se do fitoja “Topin e Artë” do ishte një nder, por për ta bërë këtë ju duhet të merrni rezultate të mira në fushë dhe keni nevojë për ndihmën e ekipi: kjo është ajo në të cilën jam përqendruar,” përfundoi Neymar.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…
Mund të bisedojë, të bëjë shaka dhe të sillet sikur gjithçka është në rregull. Megjithatë, disa ndryshime në shikim, mimikë…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…