Neymar e ka shënuar emrin e tij në librat e historisë, pasi luajti një pjesë të rëndësishme në fitoren dramatike 2-1 të PSG ndaj Atalantës, në çereknalen e Champions-it.
Ndërsa nuk ishte një performancë e përsosur nga braziliani, i cili humbi një shans të artë për të zhbllokuar shifrat në pesë minutat e para të lojës, ai ishte qartësisht i vendosur për të siguruar që PSG të përparonte në gjysmënale. Kundër Atalantës, 28-vjeçari bëri 16 driblime, një rekord i përbashkët në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve me Lionel Messi dhe Javier Zanetti.
None found
Fillimisht u duk se nuk do të ishte një natë e paharrueshme për PSG dhe Neymar, me Atalantën që hapi rezultatin pas 27 minutash lojë, përmes Mario Pasalic.
Përkundër punës mbresëlënëse të tij me topin në këmbë, Neymar u përpoq të shënonte, duke humbur dy shanse të mëdha në 45 minutat e para. Aq shumë shanse të humbura pati mbrëmë, sa në 11 ndeshjet e tij të kaluara në Champions.
Braziliani do të mbetej këmbëngulës, megjithatë, duke krijuar katër shanse të tjera, para se asistonte përfundimisht Marquinhos në minutën e 90-të. Neymar më pas do ta gjente Kylian Mbappe vetëm disa minuta më vonë brenda zonës së Atalantës, me francezin duke bërë mirë, teksa pasoi te Choupo-Moting për goditje të shpejtë.
Fitorja 2-1 e PSG do të thotë se kampionët e Ligue 1 përparojnë në gjysmënale të Ligës së Kampionëve, për herë të parë që nga sezoni 1994-1995, kur e bëri këtë nën drejtimin e trajnerit Luis Fernandez.
PSG tani do të përballet me RB Leipzig ose Atletico Madrid në gjysmënalen e Ligës së Kampionëve, në 18 gusht.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…
Mund të bisedojë, të bëjë shaka dhe të sillet sikur gjithçka është në rregull. Megjithatë, disa ndryshime në shikim, mimikë…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…