Legjenda braziliane, Cafu nuk ka kursyer elozhet për bashkombasin e tij, Neymarin.
Ish-mbrojtësi i Romës mendon se Neymar ka aftësi të jashtëzakonshme madje edhe më të mira se Leo Messi, shkruan “Goal”.
“Kur bëhet fjalë për cilësi teknike, nuk ka asnjë lojtar që mund ta kalojë Neymarin. As Messi, adhurues i të cilit jam. Neymar është një lojtar që duhet të bëjë ndryshime në futbollin brazilian”, ka deklaruar Cafu.
“Neymar duhet të marrë përgjegjësinë. E pëlqeni apo jo, kur ai është në fushë mbrohet nga tetë lojtarë. Ai gjen hapësira për të gjithë të tjerët në fushë”.
Cafu me këtë deklaratë ka befasuar të gjithë, pasi Neymar as me statistika, as me trofe personal apo klubesh nuk është krahasuar me Messin apo Ronaldon por ka qëndruar gjithmonë pas tyre.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…
Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata…
Në 27-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ka ndarë një mesazh të ndjerë në kujtim të të atit.…
Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…
Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…