Blerja e klubit të Premier League-s, Newcastle United, për 300 milionë stërlina nga një konsorcium i mbështetur nga Arabia Saudite nuk është mbyllur ende zyrtarisht, megjithatë thashethemet për transferimin e emrave të mëdhenj në Tyneside nuk mungojnë.
Antoine Griezmann, Edinson Cavani, Philippe Coutinho dhe Timo Werner janë disa nga emrat kryesorë që mund të luajnë për “Qymyrxhinjtë”, ndërsa për stolin janë në balotazh dy trajnerë të rëndësishëm, Mauricio Pochettino dhe Massimiliano Allegri.
Është padyshim një moment emocionues për mbështetësit Newcastle, por tani ata duhet të ndajnë fantazinë nga realiteti, sepse superyjet dhe ditët e lavdisë nuk do të arrijnë brenda natës.
E vërteta e thjeshtë, pronarët e rinj të klubit anglez nuk do të mund të ndërhyjnë me shifra shumë të mëdha që këtë verë. Perspektiva e arritjes së suksesit në një mënyrë të ngjashme me Chelsea-n ose Manchester City-n është pothuajse e pamundur me rregullat aktuale që ka vendosur FIFA (Fair Play Financiar).
Ideja është që në dritaren e ardhshme të transferimeve, pronarët e rinj të Newcastle të shpenzojnë deri 150 milionë stërlina.
Kuptohet që konsorciumi i ri nuk ka asnjë iluzion ër mënyrën se si duhet të jetë qasja e tyre. Ambiciet janë të mëdha, por rruga për drejt majës mund të zgjasë disa vjet. Mund të duhej kohë për të hyrë mes gjashtë klubeve tradicionale të Premier League, që është edhe obbjektivi fillestar.
Dashi Asgjë e veçante për te dashuruarit gjate kësaj dite. Rutina do e pushtoje lidhjen e tyre dhe nuk pritet…
Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. Sekretarja e shtypit…
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ka garantuar emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, se Turqia do të…
Shqipëria ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke mundur 1-0 Letoninë, në një “finale”…
Pjesa e parë e sfidës Serbi – Angli foli qartë për “Tre Luanët”, të cilët shënuan dy herë brenda pak…
PPE-ja nuk mund të mbyllë sytë ndaj asaj që po ndodh në Serbi, tha për Euronews kreu i PPE-së, Manfred…