Manuel Neuer deklaroi në një intervistë për prestigjiozen gjemane “Bild” se ka mbetur i zhgënjyer nga fakti që nga klubi kanë rrjedhur informacione për detajet e marrëveshjes së rinovimit të kontratës, me aktualen që skadon në vitin 2021.
“Jam pak i irrituar. Jam pjesë e Bayernit prej nëntë vjetësh dhe kurrë nuk kam qenë i padrejtë me klubin. Por gjithnjë e më shumë po shfaqen detaje në media për negociatat midis drejtuesve të klubit dhe agjentit tim, informacione që jo gjithmonë korrespondojnë me realitetin. Unë nuk e kam njohur Bayernin të tillë.”
None found
Reagimi i portierit të përfaqësueses së Gjermanisë vjen pas raportimeve në “Kicker” se ai ka kërkuar plot 20 milionë euro bruto dhe një kontratë deri në vitin 2025.
“Gjithmonë në diskutimet tona ka qenë thelbësor sinqeriti, bazuar në besimin dhe besnikërinë e ndërsjellë. Nëse disa aspekte specifike fillojnë të shfaqen në shtyp, është diçka që ndikon në imazhin tim dhe që mund të shkaktojë dëm.
E kuptoj që një kontratë e re pesëvjeçare nuk do të ishte realiste dhe në moshën time nuk e di nëse do të qëndroj në nivel të lartë deri në moshën 39-vjeçare. Ajo që dua është thjesht një marrëveshje që është e kënaqshme për të gjithë dhe për ta arritur këtë duhet që drejtuesit të pajtohen me disa kushte të caktuara. Kohëzgjatja e kontratës së trajnerit Flick është gjithashtu e rëndësishme për mua,” – tha ndër të tjera Neuer.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…