Kampionati anglez i futbollit me shumë gjasa do të rifillojë në muajin qershor. Sigurishtë, masat do të jenë shumë të forta, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Të humbur do të jenë dhe tifozët, të cilët nuk do të kenë mundësi të ndjekin skuadrat e tyre në stadium, pasi ato do të jenë të boshatisura. Mirëpo, klubet e futbollit kanë ardhur me një ide gjeniale, në mënyrë që mos të shkëputen nga tifozët.
Ata kanë propozuar që ndeshjet, ose të paktën disa prej tyre, të shfaqen vazhdimisht falas në YouTube.
Klubet kane zhvilluar diskutime të vazhdueshme gjatë ditëve të fundit për të qenë dakord se si do të jetë vijimi i këtij sezoni të çuditshëm dhe një nga temat më të diskutuara është pikërisht ajo e shfaqjes së ndeshjeve falas për tifozët e tyre në një periudhë të ngjeshur pasi plani parashikon që gjithçka të mbyllet brenda 7 javësh.
“The Sun” bëri të ditur se Sky Sports dhe BT Sport që kanë blerë të drejtat televizive do të transmetojnë një pjesë të ndeshjeve, ndërsa ndeshjet e mbetura e ndoshta disa nga përballjet kryesore të kampionatit në këto javë, do të përfundojnë duke u shfaqur falas në YouTube duke bërë të mundur që çdo sfidë e mbetur nga sezoni të jetë LIVE për tifozët.
Hera e fundit që një ndeshje e Premier Ligës është shfazur falas ishte në javën e pare të sezonit 2013-2014, kur Mançester Junajtid-Suonsi dhe Kristal Palas-Arsenal u transmetuan falas nga dy kanalet me pagesë.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…