Shefi ekzekutiv i Mediapro, Jaume Roures, ka zbuluar se nëse sezoni i La Liga nuk përfundon do të ketë një humbje financiare më shumë se 600 milion euro.
Liga elitare spanjolle është pezulluar për të paktën dy xhiro, si masë parandaluese e përhapjes së pandemisë koronavirus.
None found
“Është e vështirë ta vlerësosh nivelin real të dëmit që do të shkaktohet”, tha Roures për Radion Katalonase.
“Nëse liga spanjolle nuk përfundohet këtë sezon, atëherë më shumë se 600 milionë euro do të humbin, rreth 550 milionë euro për të drejtat televizive dhe 150 milionë euro nga shitja e biletave dhe biletat sezonale”, shtoi ai.
“Gjithçka po shtyhet dhe askush nuk e di nëse ndeshjet do të luhen pas tri javësh. Është e paparashikueshme. Askush nuk e di çfarë do të ndodhë pas një muaji e gjysmë. Dëmi aktual është shumë i madh tashmë”, nënvizoi ai.
Qeveria spanjolle shpalli të shtunën zonë të kuqe në gjithë shtetin, në përpjekje për ta ndalur përhapjen e shpejtë të koronavirusit.
Shtatë vjet më parë, Harry Kane ishte në Prishtinë me Anglinë për përballjen ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit të…
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale…
Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i…
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini,…
Aktorja e njohur Natalie Portman ka rrëfyer se seksualizimi i imazhit të saj që në fëmijëri e shtyu të krijonte…
Qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, kreu i qeverisë ka paralajmëruar ashpërsimin…