Categories: Uncategorized

Nën kontratë me Skënderbeun, Partizani tenton të afrojë njohjen e vjetër të Dajës

Partizani ka nevojë për përforcime, dhe për ta realizuar këtë qëllim, drejtuesit prej kohësh e kanë nisur punën. Por afrimi i prurjeve të reja për momentin është i kushtëzuar për shkak të pezullimit të merkatos nga FIFA, dënim i cili ka të bëjë me gjyqin e humbur me kroatët e Istras, për federimin e Eraldo Çinarit në verën e 2018-ës. Gjithsesi, të kuqtë kanë besim se merkatoja në hyrje do të hapet, ndaj ata kanë nisur edhe bisedimet me disa lojtarë dhe sapo të marrin përgjigjen pozitive nga KAS-i do të bëjnë edhe zyrtarizmin e tyre.

Në kuadrin e zërave dhe dëshirave të merkatos, “Panorama Sport” shkruan se Partizani synon edhe mesfushorin me tipare sulmuese të Skënderbeut, Nazmi Gripshi. 23-vjeçari është një njohje e vjetër e trajnerit Daja, lojtar që u shkon përshtat skemave të tij, ndaj edhe afrimi te Partizani përshpejton ingranazhet për ndërtimin e skuadrës së re, sipas shijeve të timonierit kryeqytetas.

Të lidhura

None found

Afrimi i Gripshit te “demat” është në dorë të klubit korçar, pasi dihet se 23- vjeçari është nën kontratë me Skënderbeun. Burime të gazetës kanë bërë me dije se palët i kanë zhvilluar bisedimet e para, madje edhe dëshira e vetë lojtarit është që të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Daja, i cili në sezonin e shkuar e kishte titullar të padiskutueshëm te Skënderbeu. Interesant është fakti se në sezonin e fundit Gripshi i ka luajtur të 36 javët e kampionatit, ku ka shënuar edhe tetë gola, tre prej të cilëve ndaj Partizanit.

Përveç se duhet të merret vesh me klubin korçar, Partizani duhet të fitojë betejën edhe me Teutën, e cila kërkon që ta kthejë në familje futbollistin durrsak. Gjithsesi, e ardhmja e Gripshit dhe e emrave të tjerë të përfolur si përforcime të mundshme, varet edhe nga përgjigjja që “demat” do të marrin nga KAS-i i Lozanës për heqjen e “embargos” së merkatos në hyrje.

të fundit

Presidenca sqaron rolin e Këshillit të Sigurimit Kombëtar: Është organ këshillues, institucionet në gatishmëri të plotë

Presidenca ka reaguar pas interesimit të mediave për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në kontekstin e thirrjes së bërë…

20 minutes ago

Balerina shqiptare dhe këngëtarja e njohur Elodie në lidhje?

Spekulimet për një histori dashurie mes balerinës shqiptare Franceska Nuredini dhe këngëtares italiane Elodie po marrin gjithnjë e më shumë…

31 minutes ago

U akuzua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës rrëzon pezullimin dhe rikthen në detyrë kreun e IMT-së Rigers Sheqeri

Këtë të enjte, Gjykata e Tiranës, ka rrëzuar masën që parashikonte pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoratit të Mbrojtjes…

32 minutes ago

Influencuesit akuzohen për përhapjen e dezinformatave mjekësore në aplikacionet sociale

Shumë të ashtuquajtur ndikues dyshohet se po përhapin "informacion mashtrues" në lidhje me ilaçet me recetë në promovime të paguara…

36 minutes ago

Baba i 4 fëmijëve dhe jetonte vetëm/ U gjet i vdekur në banesë me plagë në trup, zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Korçë

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Bulgarec të Korçës. Viktima Gëzim Vija, 78-vjeç, mësohet se…

58 minutes ago

Bebe Rexha nderohet me çmimin ‘Female Icon Award 2026’ nga EDMAwards

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha është shpërblyer së fundmi me çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDMAwards, një…

1 hour ago