Categories: Uncategorized

Nën kontratë me Skënderbeun, Partizani tenton të afrojë njohjen e vjetër të Dajës

Partizani ka nevojë për përforcime, dhe për ta realizuar këtë qëllim, drejtuesit prej kohësh e kanë nisur punën. Por afrimi i prurjeve të reja për momentin është i kushtëzuar për shkak të pezullimit të merkatos nga FIFA, dënim i cili ka të bëjë me gjyqin e humbur me kroatët e Istras, për federimin e Eraldo Çinarit në verën e 2018-ës. Gjithsesi, të kuqtë kanë besim se merkatoja në hyrje do të hapet, ndaj ata kanë nisur edhe bisedimet me disa lojtarë dhe sapo të marrin përgjigjen pozitive nga KAS-i do të bëjnë edhe zyrtarizmin e tyre.

Në kuadrin e zërave dhe dëshirave të merkatos, “Panorama Sport” shkruan se Partizani synon edhe mesfushorin me tipare sulmuese të Skënderbeut, Nazmi Gripshi. 23-vjeçari është një njohje e vjetër e trajnerit Daja, lojtar që u shkon përshtat skemave të tij, ndaj edhe afrimi te Partizani përshpejton ingranazhet për ndërtimin e skuadrës së re, sipas shijeve të timonierit kryeqytetas.

Afrimi i Gripshit te “demat” është në dorë të klubit korçar, pasi dihet se 23- vjeçari është nën kontratë me Skënderbeun. Burime të gazetës kanë bërë me dije se palët i kanë zhvilluar bisedimet e para, madje edhe dëshira e vetë lojtarit është që të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Daja, i cili në sezonin e shkuar e kishte titullar të padiskutueshëm te Skënderbeu. Interesant është fakti se në sezonin e fundit Gripshi i ka luajtur të 36 javët e kampionatit, ku ka shënuar edhe tetë gola, tre prej të cilëve ndaj Partizanit.

Përveç se duhet të merret vesh me klubin korçar, Partizani duhet të fitojë betejën edhe me Teutën, e cila kërkon që ta kthejë në familje futbollistin durrsak. Gjithsesi, e ardhmja e Gripshit dhe e emrave të tjerë të përfolur si përforcime të mundshme, varet edhe nga përgjigjja që “demat” do të marrin nga KAS-i i Lozanës për heqjen e “embargos” së merkatos në hyrje.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago