Ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani de Biazi është tepër i shqetësuar që situata e Koronavirusit nuk është marrë seriozisht nga shumë persona.
Sipas trajnerit italian, i cili tashmë është i mbyllur në shtëpinë e tij në Itali, kampionatet e futbollit nuk do të rifilliojnë në datë 3 prill siç është thënë, sepse virusi I ri do të vazhdojë të jetë prezent për shumë kohë.
De Biazi gjithashtu kishte një kritikë mjaft të ashpër edhe për vendimin për të luajtur ndeshjen Liverpul-Atletiko në praninë e tifozëve, gjë e cila ka rritur rrezikun e rritjes së numrit të infektuarve.
“Shpëthimi i virusit në Lombardi u zhvendos në Veneto dhe pastaj në pjesën tjetër të Italisë. Mendoj se do të përhapet në pjesën tjetër të Europës me shpejtësi. Në Angli nuk mund të bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe të lejojnë të luajnë një ndeshje të Ligës së Kampioneve me dyer të hapura për tifozët. Është një situatë e pabesueshme. As nuk dua që ta imagjinoj se sa persona që nuk shfaqin simptoma mund të ishin mes 70 mijë tifozëve të pranishëm në stadium në Liverpul.
Njerëzit nuk e kuptojnë se çfarë rreziku ka koronavirusi. Në datë 3 prill nuk do të rifillojë asgjë, këtë virus do ta kemi me vete edhe për shumë kohë. Kjo është një emergjencë sanitare globale. Kur të shpërthejë gjtihçka edhe në Amerikë do të shohim problemet që do të ketë edhe atje, duke marrë parasysh faktin se sistemi i tyre shëndetësor është privat. Kjo do të jetë një betejë e gjatë për t’u luftuar”, tha De Biazi.
Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…
Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…
Benjamin Pavard ka shënuar në debutimin e tij me Marsejën. 29-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës pas gjuajtjes me kokë në…
Humbja e motrave Dhimaku në një aksident rrugor ishte ndër ngjarjet tragjikë që tronditën vendin këtë verë. Dy jetë të…