Të kthehemi në tetor 2015, ku Jurgen Klopp zëvendësoi Brendan Rodgers si trajner i Liverpool dhe Reds ishin ne vendin e tetë në Ligën Premier.
Në prezantimin e tij ai e etiketoi veten si “Normal One” dhe e dinte se nuk do të ishte një detyrë e lehtë për ta rikthyer Liverpoolin në ditët e tyre të lavdisë.
None found
Formacioni i parë fillestar që ai përdori si trajner i Liverpoolit ishte: Simon Mignolet, Nathaniel Clyne, Martin Skrtel, Mamadou Sakho, Alberto Moreno, Lucas Leiva, Emre Can, Adam Lallana, Philippe Coutinho, James Milner dhe Divock Origi.
Me këtë djem ai e përfundoi atë sezon në vendin e tetë, pastaj dy vitet e ardhshme në vendit e katërt të ndjekur (2016/17 dhe 2017/18).
Liverpooli po përmirësohej gradualisht dhe arriti në finalen e Ligës së Evropës në vitin 2016 dhe në finalen e Ligës së Kampionëve dy vjet më vonë, duke humbur nga Sevilla, përkatësisht nga Real Madridi.
Suksesi evropian erdhi në vitin 2019 kur Klopp e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve pasi mposhti Tottenham Hotspur në Madrid.
Pasoi një Super Kupë Evropiane dhe Kupa e Botës për klube, por ajo që mungoi ishte titulli që Liverpooli lakmoi më së shumti… ai i Ligës Premier angleze.
Edhe ky trofe u arrit të enjten dhe atë pas humbjes që e pësoi Manchester City ndaj Chelseat 2-1.
“Ne duam të krijojmë historinë tonë”, premtoi Klopp pasi humbi titullin në sezonin e kaluar dhe kjo është ajo që ai dhe lojtarët e tij arritën të bënin një vit më vonë.
Me emra si Mohamed Salah, Sadio Mane, Firminho, Van Dijk, Alisson, James Milner, Alexandre Arnold, por edhe shqiptarin Xherdan Shaqiri, Liverpooli tani është kampioni i Anglisë.
Mirlind Daku Një intervistë e dhënë për “SovSport”, media ruse, ka mjaftuar që të dalin prapaskena interesante nga Mirlind Daku…
Agjencia e lajmeve “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe…
Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me…
Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite…
Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…
Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…