Ka qenë një ndeshje me të vërtetë e çmendur ajo mes Paranas dhe Bahia De Feira në Brazil, e vlefshme për raundin e dytë të Kupës së Brazilit.
Pasi pjesa e parë ishte mbyllur me rrjeta të paprekura e dyta ka dhuruar spektakël, që ka çmendur tifozët vendas. Në minutën e 59’ Bahia de Feira kalon në avantazh me atë të Leo, teksa vetëm 10 minuta më vonë miqtë dyfishojnë shifrat me anë të Kazumba.
Ndeshja po shkonte drejt përfundimit, teksa miqtë po prisnin vetëm përfundimin për të shpërthyer në festë. Por, këtu ndodhi ajo që mund të quhet si përmbysja e shekullit. Thales në minutën e 92’ shënon për ekipin e Parana, duke i dhënë shpresë skuadrës së tij për një barazim, të cilin e arrijnë vetëm 1 minutë më vonë.
Siç është edhe shprehja: “Oreksi vjen duke ngrënë”, pas barazimit, vendasit u hodhën në kërkim të fitores, e cila deri pak minuta më parë mund të quhej si pamundur. Ishte Breshan që çoi në një festë me të vërtetë të çmendur tifozët në stadium, duke realizuar edhe golin e 3-të për Parana në minutën e 99’, duke bërë që të kalojnë ata në raundin tjetër të Kupës.
Për sa i përket situatës në kampionat, Parana renditet në vendin e 7-të në kampionatin rajonal të Paraense, ndërsa Bahia De Feira renditet në të njëjtin vend në kampionatin rajonal të Baiano.
Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…
Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…