Në Gjermani po flitet gjithnjë e më shumë për rifillimin e Bundesligës në muajin maj, sidomos pas miratimit të ardhur nga ministrat e 16 landeve të këtij shteti.
Por sipas protokollit të përpiluar ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura, pra nuk do të ketë tifozë në stadium.
Megjithatë duket se në këtë vend është gjetur mënyra që tifozët të mbështesin skuadrat e tyre nga shtëpia teksa janë duke u përballur me pandeminë Covid-19.
Së fundmi është krijuar një aplikacion ‘MeinApplaus.de’ nga Viktor Mraz i Herzenswerk. IT që mundëson përjetimin e atmosferës në stadium për tifozët teksa ata rrinë në banesat e tyre.
Gjatë ndeshjeve, përdoruesit e këtij aplikacioni mund të përdorin 4 butona për të mbështetur skuadrat e tyre; butonat për duartrokitjet, fërshillimat, të kënduarit dhe britmës së gëzimit.
Sa më shumë tifozë të ndërveprojnë me telefonët e tyre aq më i lartë është volumi që vjen në aplikacion.
Videot dhe imazhet e para të bombardimeve të Iranit nga Shtetet e Bashkuara janë publikuar, ku kanë filluar të publikohen…
Sociologu i njohur Gëzim Tushi, ka folur lidhur me një fenomen shumë aktual në ditët e sotme, siç është ajo…
Ditën e sotme, Partia Demokratike, ka denoncuar korrupsionin dhe krijimin e monopoleve në administrimin dhe menaxhimin e pyjeve, kullotave dhe…
Mëngjesin e sotëm, një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Vithkuq të Korçës. Sipas të dhënave, mësohet se…
Pas sulmeve të forcës ajrore amerikane ndaj tre objektivave bërthamore të Iranit, Ambasada e SHBA në Tiranë, ka shpërndarë mesazhin…
Prej më shumë se 15 orësh, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat në lindje të qytetit të…