Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho ka kritikuar Premier Leaguen për orarin e ndeshjeve para ndeshjeve në Champions League.
Tottenhami do ta vizitojë Villa Parkun në orën 15:00 të dielën për ndeshjen kundër skuadrës së Dean Smith, vetëm tre ditë para ndeshjes kundër klubit gjerman Leipzig në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Për dallim nga Tottenhami, kundërshtari i tyre i ardhshëm në Evropë, Leipzigu, do ta presë në shtëpi Werder Bremenin të shtunën, duke pushuar kështu një ditë më shumë dhe duke mos udhëtuar para ndeshjes së Ligës së Kampionëve.
“Të premten u zhvillua ndeshja mes Leicesterit dhe Wolvesit. Pse? A kanë ata lojë të Ligës së Kampionëve në mesjavë? Jo. As Leicesteri, as Wolves. Wolves luan në Ligën e Evropës të enjten”, tha Mourinho, i zemëruar.
“Ne jemi një skuadër në Angli që luan në Ligën e Kampionëve të martën, dhe nuk mendoj që është normale që do të luajmë të dielën e jo të shtunën apo të dielën. Kjo është e vetmja gjë që dua ta them – atyre s’u intereson”.
“Ata [autoritetet përgjegjëse në Premierligë] vetëm bëjnë çfarëdo që duan dhe nuk u intereson se sa shumë e dëmtojnë një skuadër angleze. Në këtë rast ne po dëmtohemi sepse do të luajmë të dielën, kur shumë lehtë mund të kishim luajtur të premten ose të shtunën”.
Dashi Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te…
Avoakti i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, Aldo Shkëmbi në…
Një i ri i arrestuar në valën aktuale të protestave në Iran është dënuar me vdekje dhe i është thënë…
Avokati i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, ka folur për…
Ivan Balliu po kalon një sezon të çuditshëm me Rajo Vajekanon. Hera e dytë që duket se trajneri e surprizon…
Banorët e Porto Romanos pretendojnë se përmbytja ndodhi shumë shpejt, brenda një harku prej 20 minutash. Sipas tyre ka pasur…