Categories: Uncategorized

Ndeshjet e sotme të Europa League

Europa League do të zhvillojë katër ndeshje interesante sot (e enjte) në kuadër të takimeve të fazës së 1/8-tës.

Dje (e mërkurë) rifillojë futbolli i Ligës së Evropës pas një pauzë më të gjatë se tre muaj shkaku i krizës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

Të lidhura

None found

Interi, Manchester Unitedi, Shakhtar Donetsk dhe Copenhagen janë klubet e para që tashmë kanë siguruar kalimin në çerekfinale, pasi ishin më të fortë se rivalët.

Kalimin tutje në çerekfinale të garës së dytë më të fortë ekipore evropiane do ta kërkojnë sot edhe katër skuadra tjetër për të kompletuar tetëshen.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo në mes të Sevillës dhe Romës, e cila zhvillohet Schauinsland-Reisen-Arena të Duisburgut, ku fituesi i këtij takimi kalon tutje, pas vetëm një ndeshje të zhvilluar.

Fituesi i kësaj ndeshje do të ndeshet në çerekfinale me fituesin e përballjes mes Olympiacos dhe Wolves, e cila gjithashtu zhvillohet sot në Angli dhe favorit janë Ujqit pas barazimit 1-1 në takimin e parë në Greqi.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Bayer Leverkusenit dhe Rangers në BayArena, ku favorit janë klubi gjerman pas fitores 3-1 në Skoci, ndërsa fituesi i kësaj përballje do të ndeshet me Interin në çerekfinale.

Takimi i fundit i kësaj dite dhe kësaj faze është ai në mes të Baselit dhe Eintracht Frankufurt që zhvillohet në St. Jakob-Park dhe klubi zviceran është favorit pas fitores 3-0 në Gjermani, ndërsa në çerekfinale i pret Shakhtari.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

58 minutes ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

2 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

2 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago